LAJMI I FUNDIT:

Loci: Numri i rasteve aktive në Pejë, tani numërohen me gishtat e një dore

Loci: Numri i rasteve aktive në Pejë, tani numërohen me gishtat e një dore

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, që është edhe drejtues i autorizuar i kryetarit Gazmend Muhaxheri për Shtabin Emergjent komunal, Petrit Loci ka thënë se Komuna e Pejës po i kthehet normalitetit pas pandemisë COVID-19.

Loci, i ftuar në ‘RADIO 1’, ka deklaruar se tash e dy javë në Pejë nuk është paraqitur asnjë rast pozitiv me COVID-19, përkundër faktit që teste në IKSHPK dërgohen çdo ditë, përderisa shton se rastet aktive në këtë komunë, tanimë numërohen me gishtat e njërës dorë.


“Fatmirësisht rastet aktive numërohen në gishtat e vetëm njërës dorë. Komuna e Pejës fal Zotit, tash e dy javë nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19 dhe vlen të theksohet se nga komuna jonë çdo ditë nisen teste sipas vlerësimit të IRSHP-së, në IKSHPK, e që të njëjtat rezultojnë negativ”, tha Loci.

Tutje Loci shton se këto shifra dhe rezultate e relaksojnë situatën, mirëpo kujdesi dhe respektimi i masave nga qytetarët duhet të vazhdojë.

“Situata tashmë duket e relaksuar por unë nuk guxojë të them se COVID-19 në Pejë i takon të kaluarës. Kërkojmë kujdes të shtuar qytetarë në respektim të masave”, shtoi Loci.

Ai më tej tha se çdo vendim që është marrë që nga 13 marsi në raport me gjendjen pandemike, ka qenë vendim qeveritar dhe se komuna është marrë vetëm me zbatim.

Sipas tij, jo të gjitha vendimet e nivelit qendror çdoherë rezultojnë me vend, meqë në raste të tilla janë kryetarët e komunave ata që e njohin gjendjen më mirë dhe se gjendja dallon nga komuna në komunë.

“Ka qenë kërkesë që vendimet të merren në formë vertikale nga niveli qendror dhe komunat vetëm t’i zbatojnë. Kjo çdoherë nuk rezulton me vend sepse specifikat e situatës me COVID-19 dallojnë nga komuna në komunë. Janë kryetarët e komunave ata që e njohin dhe përballen me gjendjen nga dora  e parë. Kjo nuk ka dalë mirë, mirëpo ne e kemi respektuar”, tha Loci në ‘RADIO 1’.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori