Kuvendi i Kosovës ditë të enjten, në një seancë të jashtëzakonshme, e ka miratuar Platformën për dialogun me Serbinë.
Në këtë platformë përveç temave të tjera që do të bisedohen me Serbinë, në fokus do të jetë edhe çështja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pas miratimit të kësaj platforme kanë arritur që me delegacionin t’i koordinojnë punët.
“Të gjitha informatat ne ua kemi dhënë delegacionit dhe tani më dihen kërkesat tona, por gjithashtu edhe atë çka mundet pala tjetër të kërkoj. Ne jemi shumë të hapur për çdo lokacion në Kosovë, nuk kemi asnjë tabu. Kemi qenë në Landovicë, pastaj në Zallç, të hënën do të shkojmë në Gjakovë në Piskotë, të martën diku tjetër, vazhdon puna. Në urdhëresat e prokurorit, edhe Instituti edhe ne si Komision përgjigjemi menjëherë, nuk ka asnjë problem për ne”, ka thënë ai.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë intervistës për Telegrafin
Sipas tij çështja e zbardhjes së personave të pagjetur do të jetë njëra ndër prioritetet e dialogut.
“Unë besoj që me këtë punë që e ka bërë delegacioni, komisioni qeveritar, dhe të gjithë ata që janë angazhuar e kemi një material të rëndësishëm. Të mos e quaj prioritet numër një, por ndër prioritetet kryesore është çështja e zbardhjes së fatit të njerëzve tanë”, ka theksuar ai.
Lluka ndër të tjera tha se në dialog do të kërkojnë nga Serbia që informacionet nga arkivat e ushtrisë serbe t’u jepen delegacionit dhe komisionit.
“Kërkesa është shumë e qartë. Serbia ka informacione për njerëzit tanë. Asnjë njeri në Kosovë nuk është marr aty për aty, nuk është dërguar në Serbi pa ndonjë plan. Arkivat e ushtrisë serbe dinë saktë për çdo njeri tanë ku është. Ne do të jemi këmbëngulës që informacionet nga arkivat e ushtrisë serbe dhe të policisë, të jenë në dispozicion të komisionit dhe delegacionit, që të mund të zbardhet fati i njerëzve tanë”, ka thënë ai./Valdete Berisha/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?