LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Më 10 prill vihet gurthemeli i Qendrës përkujtimore “Bllaca 1999” (Video)

Lluka: Më 10 prill vihet gurthemeli i Qendrës përkujtimore “Bllaca 1999” (Video)

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndarë 100 mijë euro për ndërtimin e Qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999”.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se më 10 prill do të vihet gurthemeli për muzeun.


“Në bazë të një projekti që është paraqitur, Qeveria e ka aprovuar projektin dhe ka ndarë 100 mijë euro. Ngjarja kryesore do të ndodh me 10 prill kur është edhe 20 vjetori, dhe me këtë rast do të kemi mundësinë të vendosim gurthemelin për muzeun. Pastaj për një obelisk do të bëjmë përpjekje meqenëse tani veç jemi në një marrëveshje që të dërgojmë trenin që ka bartur refugjatë në atë periudhë kohore, i cili do të qëndrojë në këtë muze. Do të thotë lokomotiva me katër vagonë, do të dekorohet në bazë të një kompanie, dhe do të bëjmë përpjekje që pas kësaj date të shpallim një konkurs për muzeun dhe obeliskun, pasi që po duam të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka thënë ai.


Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë intervistës për Telegrafin

Lluka theksoi se me 10 qershor do të jetë përurimi, si dhe një ekspozitë me fotografi të asaj periudhe.

“Me 10 qershor përveç përurimit apo gurthemelit, do të jetë edhe një miting i poezive me temën Bllaca ’99 dhe gjenocidi serb. Po ashtu do ta hapim edhe një ekspozitë me fotografi të asaj periudhe. Kjo është duke u bërë bashkë me Maqedoninë. Po ashtu është edhe një falënderim për Maqedoninë, për arsye se kanë lejuar në atë kohë që të kalojnë rreth 440 mijë shqiptarë, që e kanë kaluar kampin e Bllacës dhe një pjesë e tyre kanë qëndruar aty. Por rreth 60 për qind e tyre janë strehuar në familjet shqiptare në Maqedoni. Është mirë të theksohet, kur një natë të prillit kanë tentuar që t’i dërgojnë në Shqipëri, shqiptarët e Gostivarit e kanë mbyllur rrugën me trupat e tyre, duke thënë se këta nuk shkojnë askund, vendosen në Gostivar dhe në qytete tjera të shqiptarëve”, është shprehur ai.

Ndër të tjera Lluka ka thënë se kjo qendër do ta ketë një slogan i cili do të lidhet me harresën, pasi që sipas tij nëse harrohet historia përsëritet.

“Slogani kryesor do të jetë ta luftojmë harresën, meqenëse ne po harrojmë shumë çka kemi përjetuar, dhe nëse e harrojmë historinë do të na përsëritet. Ne jemi ithtarë të asaj që të mos na përsëritet historia. Shpresoj shumë që këtu do ta kemi një qendër memoriale që do të vizitohet nga njerëzit, pasi që do të mbledhim edhe artefakte të kohës, të cilat do të prezantohen dhe t’ua dëshmojmë edhe faktorit ndërkombëtar, pasi që ata kanë ndihmuar në lirinë e Kosovës. Ish presidenti Bill Clinton ka qenë në Stankovec dhe ka parë tmerrin që është bërë aty, sepse nuk ka qenë vetëm Bllaca, kanë qenë edhe shumë kampe tjera në Maqedoni, pa e anashkaluar edhe Kukësin”, ka treguar ai, për Telegrafin.

Ai ka thënë se me 16 prill do të ketë një udhëtim nga Mitrovica drejt Kukësit.

” Ne tani kemi arritur edhe një marrëveshje me organizatën joqeveritare’ Eksodi ’99’, nga Mitrovica, pasi që edhe me 16 prill do të ketë një udhëtim nga Mitrovica drejt Kukësit. Kështu që nuk duhet ta harrojmë këtë gjenocid i cili është i përshkruar në shumë fotografi, ngjarje, por duhet thënë që është një fakt me të cilin ne mund ta padisim Serbinë për gjenocid. Me të gjitha normat dhe ligjet ndërkombëtare, vetëm pastrimi etnik i 800 mijë shqiptarëve është i mjaftueshëm për të paditur Serbinë për gjenocid. Fatkeqësia është që në këto 20 vite as në Bllacë nuk është bërë ndonjë shenjë, është bërë një obelisk i vogël që e kanë mbuluar therrat dhe nuk është bërë diçka konkrete. Ne jemi shumë të interesuar edhe si Qeveri, edhe si Institut për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni që të kemi një memorial dhe të mburremi e ta vizitojmë më shpesh”, ka shtuar ai./Valdete Berisha/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori