Kandidati për deputet nga radhët e koalixionit Nisma-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka vizituar degën e AKR-së në Shtime, ku ka marr përkrahje nga kryesia e degës dhe Forumi Rinor i AKR-së në këtë vend.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Lluka ka shkruar se rinia e ka mirëpritur programin e AKR-së të fokusuar tek rinia dhe zhvillimi ekonomik.

“Sot mora përkrahje të jashtëzakonshme të kryesisë së degës dhe Forumit Rinor të AKR-së në Shtime për zgjedhjet e 6 tetorit.
Së bashku me Kryetarin e Forumit Rinor të AKR, Sami Boroci, sot vizituam degën e AKR-së në Shtime ku u pritëm nga Kryetari i degës, Muhamet Ademaj, Kryetari i Forumit Rinor të AKR në këtë qytet, Fisnik Bunjaku si dhe shumë aktivist të rinj.
Rinia ka mirëpritur programin e AKR-së të fokusuar tek rinia dhe zhvillimi ekonomik dhe ka vendosur ta përkrahë atë”, ka shkruar ai./Telegrafi/