Lluka në Konferencën e Berlinit për Energji, ngre çështjen e bllokimit të interkoneksionit Kosovë-Shqipëri
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Republikës Federale të Gjermanisë, ku marrin pjesë mbi 50 ministra të energjisë nga vende të ndryshme të botës.
Në margjinat e kësaj konference, ministri Lluka u takua me homologun e tij gjerman, ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, Peter Altmaier, me të cilin diskutuan për të ushtruar më shumë ndikim te Qeveria e Serbisë, për implementimin e shpejtë të marrëveshjes së plotë të interkoneksionit, dhe njëkohësisht për t’i mundësuar Kosovës të bëhet anëtare e Organizatës Evropiane të Transmisioneve, ENTSO-e, e cila është pengesë e vetme për integrimin e tregut energjetik me Shqipërinë dhe rajonin.
Momentalisht Kosova po humb rreth 22 milionë euro në vit nga mos zbatimi i marrëveshjes së interkoneksionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë para rreth 5 viteve. Këtë brengë, Ministri Lluka e shprehu edhe në takim me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian për Unionin Energjetik, Marosh Shefçoviq.
Ndryshe, në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue” Ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjisë, Peter Altmaier para të pranishmëve foli për rëndësinë e energjisë në sektorin ekonomik dhe tranzicionin që vendet duhet ta bëjnë gradualisht nga energjia tradicionale në atë të mençur dhe të gjelbër, duke u fokusuar në energji të ripërtëritshme dhe në efiçiencë të energjisë.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas foli për ndihmën që shteti Gjerman ka ofruar tek të gjitha vendet në zhvillim për të zhvilluar sektorin energjetik, duke ndihmuar ekonomitë vendore.
Ndryshe në këtë konferencë ndërkombëtare, te pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Ripërtëritshme (International Reneëable Energy Agency), z. Adnan Amin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji (International Energy Agency), Fatih Birol. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pse punëtorët në Zvicër nuk kanë pagë minimale?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë