Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, siç është komunikuar deri më tani, është projekti më strategjik për vendin dhe zhvillimin ekonomik të saj që nga pas lufta, andaj. “Ju siguroj që së bashku me investitorin ContourGlobal, do të punojmë që ky projekt të përfundoj në afat të paraparë”, ka thënë ai.
Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ContourGlobal është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të këtij projekti nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare”.
Postimi i plotë ministrit Lluka:
“Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, siç është komunikuar deri më tani, është projekti më strategjik për vendin dhe zhvillimin ekonomik të saj që nga pas lufta, andaj, ju siguroj që së bashku me investitorin ContourGlobal, do të punojmë që ky projekt të përfundoj në afat të paraparë.
Ne nuk do të bëjmë kompromise në dëm të sigurisë shtetërore të furnizimit me energji elektrike. Si ministër i këtij vendi, përgjegjës për energji, nuk do ta lejoj që Kosova të varet nga importet e energjisë, duke zhvilluar aktivitet ekonomik dhe punësime për vende tjera, përderisa ne kemi potenciale të jashtëzakonshme të gjenerojmë energji jo vetëm për nevoja tona, por edhe për eksport. Ne duhet të sigurojmë pavarësi energjetike dhe nuk ka alternativë tjetër, ashtu siç nuk kemi alternativa tjera për gjenerim të energjisë elektrike.
ContourGlobal është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të këtij projekti nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare”, ka shkruar Lluka.
reagimi i ministrit Lluka vjen pas njoftimit nga Banka Botërore se nuk do ta mbështesë financiarisht projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë