Spanjolli ka dështuar të tregojë formën më të mirë këtë sezon, duke shënuar vetëm katër gola në 20 paraqitje në Serie A deri tash.

Sipas RAI, Spurs janë të interesuar për sulmuesin, me Emmanuel Adebayor që me gjasë do të largohet nga klubi dhe me Roberto Soldado që nuk po tregohet aq efektiv sa po pritet.


Megjithatë, nuk është e qartë nëse Bianconerët do të dëshirojnë ta shesin Llorenten, me Real Madridin që po shqyrton mundësinë ta riblejë sulmuesin tjetër të skuadrës, Alvaro Morata.

Llorente shënoi 18 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app