LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Ligji për personat e paevidentuar në Librin amë të të lindurve, së shpejti në Kuvend

Lloga: Ligji për personat e paevidentuar në Librin amë të të lindurve, së shpejti në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u shpreh është përpiluar Propozim ndryshimin dhe plotësimin final të ligjit për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve.

“Këto ndryshime ligjore, janë harmonizuar dhe dakorduar me të gjitha subjektet dhe do të përcillen për procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Lloga.

Ai shtoi se me miratimin e këtij ligji Maqedonia e Veriut bën një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj evropian dhe bëhet vendi i parë në Evropë që zgjidh problemin e kahmotshëm të personave të paevidentuar.


“Përgatitja e ligjit për personat e paevidentuar në Librin amë është një shembull i vendosshmërisë së Ministrisë së Drejtësisë për të ndihmuar këtë kategori të personave. Qëllimi i ligjit është që personat e paevidentuar të evidentohen në një Libër amë të veçantë në mënyrë që të furnizohen me certifikatë dhe një dokument identifikimi për të realizuar të drejtën e tyre të shkollimit, përkujdesjes sociale dhe shëndetësore. Presim që ndryshimet ligjore së shpejti ta kalojnë procedurën parlamentare dhe të miratohen”, shprehet Lloga./Telegrafi/