LAJMI I FUNDIT:

Llatas: Fatime, mos harro bija e kujt je, fol edhe serbisht!

Llatas: Fatime, mos harro bija e kujt je, fol edhe serbisht!

Lllatas në kolumnën e tij të radhës ‘PSP Show’, ka kritikuar LSDM-në, duke theksuar se ajo më nuk është parti, por qendër për strehim politik të aktivistëve rrugaç, anëtarë të brigadës laramane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetari kontravers Dragan Pavlloviq-Llatas, përveç kritikave ndaj LSDM-së dhe ‘Revolucionit Laraman’, në kolumnën e tij e ka shantazhuar edhe prokuroren Fatime Fetari nga PSP.


‘PSP do të përndjek çdo gjë që i pengon Zaevit dhe kompanisë së tij deri në rrugën e fitores.

Vetëm i lutem Fatime Fetait, që në të ardhmen, në konferencë shtypi përveç gjuhës shqipe të flet edhe serbisht. Si bija e një nëne serbe nuk duhet të harrojë atë që e lindi’, thotë ndër të tjera Llatasi në kolumnën e tij të fundit. /Telegrafi/