LAJMI I FUNDIT:

Llafe apo eros

Llafe apo eros
A handsome young couple lie in bed; he's amused by something and seems to be thinking "whatever"; she folds her arms and frowns, annoyed by his attitude perhaps.

Dietrich Klausmann, mjek psikolog në Hamburg, pasi ka studiuar më tepër se 1800 çifte, është i mendimit se arsyeja e grindjeve bashkëshortore është seksi.

Tek femrat, pas vitit të parë, dëshira pakësohet, tek meshkujt mbetet e pandryshuar. Nga ana tjetër, tek meshkujt ulet gatishmëria për të dhënë e për të marrë përkëdhelie, për të dialoguar dhe për të projektuar jetën e përbashkët.

Por kur diskutojnë me njëri-tjetrin, meshkujt dhe femrat nuk i nxjerrin fare në shesh dobësitë e jetës erotike dhe emocionale, por diskutojnë për të tjera gjëra: pazarin, veshjet, vjehrrën…


Të tjerë shkencëtarë janë të mendimit se ndryshimi është tek intimiteti.

Për meshkujt, intimiteti kalon përmes seksit, për femrat seksi kalon përmes intimitetit. Sigurisht, pasi kalojnë kohët e para, rutina e ul entuziazmin, transmeton Telegrafi.

“Në 80 për qind të rasteve janë femrat ato që i shtrojnë problemet. Duke ndjerë mungesën e komunikimit me partnerin, ndiejnë se nuk kuptohen emocionalisht, nuk ndihen të dashuruara. Ulërasin, por është njëlloj sikur thërrasin “më trego që më do”. Ata ndihen të sulmuar, në vend që të japin atë që u kërkohet, tërhiqen akoma edhe më tepër dhe mendojnë se kanë një grua që s’durohet”, thotë ai.

Kësaj i shtohet edhe problemi i kohëve të ndryshme. Kur atyre u lind ideja për t’u pajtuar, ja ku ato nxjerrin një nga ato përgjigjet që t’i ngrenë nervat nga e para: “Pse, ka ndodhur gjë!?”. /Telegrafi/