LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mund të mbetet pa dy yje: Jo vetëm Henderson drejt Arabisë Saudite, edhe Fabinho ka ofertë

Liverpooli mund të mbetet pa dy yje: Jo vetëm Henderson drejt Arabisë Saudite, edhe Fabinho ka ofertë

The Athletic raporton se Al-Ittihad ka dërguar një ofertë zyrtare në Liverpool për mesfushorin brazilian Fabinho, ku thuhet se shuma është mbi 45 milionë euro.

Gazetari David Ornstein, deklaron se situata do të zgjidhet së shpejti “në një mënyrë ose në një tjetër” dhe se problemi më i madh për Liverpool është fakti që ata nuk duan ta lënë lojtarin të shkojë pa një zëvendësues specifik.

Më tej ai thotë se Reds duan të sjellin në radhët e tyre lojtarin e Southampton, Romeo Levia, por se marrëveshja ende nuk është as afër realizimit dhe se është vetëm një “opsion”.


Gjithashtu, kishte informacione se një tjetër skuadër nga Arabia Saudite, konkretisht Al-Ettifaq, që do të drejtohet nga Steven Gerrard, dëshiron të sjellë kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson.

Sauditët i ofrojnë Hendersonit afër 40 milionë euro në sezon, që është pesë herë më shumë se sa fiton në Liverpool (tetë milionë euro), gjë që me shumë gjasë do ta pranojë.

Henderson pranon ofertën e lartë të Al Ettifaq
Lexo po ashtu Henderson pranon ofertën e lartë të Al Ettifaq

Henderson është në Liverpool që nga viti 2011, dhe ka luajtur 492 ndeshje deri më sot dhe në vitin 2015 pasoi Steven Gerrard në rolin e kapitenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori