Liverpooli është shfaqur si pretendent serioz për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt. Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, palët janë në bisedime të avancuara për një kontratë që do të zgjaste deri në qershor të vitit 2030.

23-vjeçari pati një sezon mbresëlënës në Bundesliga, duke realizuar 22 gola dhe dhënë 11 asistime në 47 paraqitje gjatë edicionit 2024/25 dhe forma e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.


Eintracht Frankfurt ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për Ekitike, ndërsa Liverpooli po sheh mundësinë që ta financojë transferimin përmes shitjes së mundshme të Darwin Nunez.

Trajneri i 'The Reds', Arne Slot, e sheh sulmuesin francez si zëvendësuesin ideal të Nunez dhe po e shtyn klubin drejt finalizimit të marrëveshjes.

Ndërkohë, edhe Chelsea dhe Manchester United kanë shfaqur interes për Ekitike, por duket se Liverpooli është më pranë arritjes së një marrëveshjeje konkrete.

Bisedimet mes klubit anglez dhe përfaqësuesve të lojtarit po përparojnë me ritme të shpejta dhe janë në fazat përfundimtare.

Vetë Ekitike është i etur për një transferim në 'Anfield' dhe thuhet se është i impresionuar nga projekti sportiv i kampionëve të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app