Liverpooli dëshiron ta sigurojë Virgil van Dijkun për të ardhmen, ashtu që planifikon t’i ofrojë kontratë në vlerë prej 50 milionë funtesh (60 milionë euro).Football Insider raporton se mbrojtësit holandez, i cili nënshkroi me Redsat në janar të vitit 2018 nga Southampton, pritet t’i ofrohet kontratë e re pesëvjeçare.

Në bazë të kontratës së re, paga aktuale prej 125.000 funte (150.000 euro) në javë do t’i ngritje në 150.000 funte (180.000 euro) në javë.


VirgilVanDijk 1 1 (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Rinovimi i 28-vjeçarit konsiderohet prioritet për pronarët e klubit për shkak të ndikimit të madh që ka pasur lojtari prej se u transferua në Anfield.

Për më shumë, Juventusi është duke përgatitur një ofertë të majme për të, prandaj Liverpooli dëshiron ta lidhë më gjatë me klubin. /Telegrafi/

telegrafi sport app