Liverpooli fiton ndaj West Hamit dhe kalon Unitedin në tabelë

Liverpooli ka fituar me rezultat 4-1 West Ham Unitedi në Ligën Premier.
Reds ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e lehtë në Anfield.

Goli i parë në takim u shënua nga Emre Can në minutën e 29-të dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Pjesën e dytë vendasit e rifilluan fuqishëm, Mohamed Salah (51') dhe Roberto Firmino (57') shënuan për t'i jap komoditet vetit.

Michail Antonio në minutën e 59-të shënoi golin e nderit për mysafirët, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sadio Mane (77').
Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, një më shumë se Manchester Unitedi në pozitën e tretë.

West Hami bie në vendin e 13-të me 30 pikë, ndërsa lider vazhdon të jetë Manchester City me 72 pikë.
Skuadra e Jurgen Klopp në javën e ardhshme luan ndaj Newcastle, kurse West Hami ndaj Swanseas. /Telegrafi/






















































