LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dëshiron sulmuesin Alexander Isak – do t’i ofrojnë Newcastle një lojtar të njohur si shkëmbim

Liverpooli dëshiron sulmuesin Alexander Isak – do t’i ofrojnë Newcastle një lojtar të njohur si shkëmbim

Objektivi i parë i Liverpoolit në afatin kalimtar të verës do të jetë sjellja e lojtarit më të mirë të Newcastle, Alexander Isak, kontrata e të cilit me Laraskat është deri në qershor 2028. 

Newcastle mund ta shesë suedezin, i cili ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë pesë asistime në Ligën Premier këtë sezon, nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Paraqitjet e Isakut kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë, Barcelonës, Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat dhe mediat britanike vlerësojnë se Newcastle do të kërkojë nga 100 deri në 120 milionë euro dëmshpërblim. 


Liverpool mund të ofrojë sulmuesin uruguaian Darëin Nunez dhe një shumë të vogël kompensimi në para për të. 

Laraskat janë sigurisht të interesuar për Nunez, i cili nuk përshtatet në filozofinë e të trajnerit të Reds, Arne Slott. 

Alexander Isak do të largohet nga Newcastle nëse klubi anglez nuk arrin objektivin kryesor - katër klube presin vendimin
Lexo po ashtu Alexander Isak do të largohet nga Newcastle nëse klubi anglez nuk arrin objektivin kryesor - katër klube presin vendimin

Në taktikat e avancuara të futbollit të trajnerit Slot, treshja sulmuese përbëhet nga Cody Gakpo, Luis Diaz dhe Mohamed Salah, ku shpesh futet edhe Diogo Jota, ndërsa Nunez kryesisht hyn në lojë nga stoli për zëvendësuesit. 

Kujtojmë se kontrata e Nunez me Liverpoolin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028 dhe klubi nga “Anfield Road” beson se vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Ndërkombëtare
Diant Ramaj konfirmon interesimin nga Kosova, por vazhdon ta presë Gjermaninë

Diant Ramaj konfirmon interesimin nga Kosova, por vazhdon ta presë Gjermaninë

Përfaqësueset
Dani Alves shpallet i pafajshëm në akuzën për përdhunim

Dani Alves shpallet i pafajshëm në akuzën për përdhunim

Ndërkombëtare
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Ndërkombëtare
Real Madridi lodhet nga blofi i Vinicius Jr, është gati ta lejojë kalimin e tij në Arabinë Saudite

Real Madridi lodhet nga blofi i Vinicius Jr, është gati ta lejojë kalimin e tij në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Kalo në kategori