Liverpooli ka luajtur baras me rezultat 3-3 në udhëtim ndaj Leeds United në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez.

Hugo Ekitike hapi serinë e golave për Liverpool që në minutën e 48-të, duke shfrytëzuar një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës që përfundoi në këndin e majtë të portës për 1-0.


Vetëm tre minuta më pas, Ekitike shënoi edhe golin e dytë për të vendosur Liverpoolin 2-0 përpara.

Leeds nuk u dorëzua dhe në minutën e 73-të Dominic Calvert-Leëin shfrytëzoi një penallti për të ngushtuar diferencën në 2-1, megjithëse Alisson pati një intervenim të fortë.

Pesë minuta më vonë, Anton Stach barazoi rezultatin në 2-2 pas një pasimi inteligjent nga Brenden Aaronson.

Liverpooli ia doli të rikthejë sërish epërsinë, kësaj radhe përmes Dominik Szoboszlai që përfitoi nga një pasim perfekt dhe gjuajti drejt këndit të poshtëm të majtë, duke rikthyer avantazhin në 3-2 për ‘Të Kuqtë’.

Kur po i afroheshim minutave të fundit të takimit, pas ekzekutimit të një rivënie këndore, Leeds ia doli të barazojë rezultatin në 3-3 përmes Ao Tanakas.

Pas këtij barazimi Liverpooli shkon në kuotën e 23 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e tetë në tabelën e klasifikimit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app