Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të fitojnë derbin e javës ndaj asaj të Unai Emeryt, të cilët i ka mposhtur pa shumë vështirësi në Anfield.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joel Matip (41') dhe Mohamed Salah (49', 59') për vendasit dhe Lucas Torreira (85') për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje padyshim se ishte sulmuesi egjiptian, Salah, i cili u notua me 8.6.

Salah sexhde Mohamed Salah (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për lojtarin e Arsenalit, Joe Willock, që u vlerësua me notë 5.6.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë dhe pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.4.

Liverpool:

notat liveri 2 e1566671858585

Arsenal:

notat liveri 3 e1566671922703

/Telegrafi/

telegrafi sport app