Spanja ka dhënë një paraqitje të madhe në gjysmëfinale dhe ka mposhtur Francën me rezultat 2-0, duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.


14/07/2026 22:55- Mbyllet ndeshja

Spanja siguron finalen e madhe, pret Argjentinën ose Anglinë.

14/07/2026 22:22- 57' GOOOOOOL! Pedro Porro dyfishon epërsinë e Spanjës

14/07/2026 22:08- 46' Fillon pjesa e dytë

14/07/2026 21:52- 45' Mbyllet pjesa e parë: Francë 0-1 Spanjë

14/07/2026 21:30- 29' William Saliba largohet nga ndeshja i lënduar - në vend të tij inkuadrohet Maxcene Lacroix

14/07/2026 21:22- 22' GOOOOOL! Spanja kalon në epërsi, Mikel Oyarzabal realizon për 1-0 nga pika e bardhë

14/07/2026 21:21- 20' Spanja fiton penallti

14/07/2026 21:11- 10' Spanja ka posedimin e topit, por asnjëra prej skuadrave nuk ka rrezikuar ende seriozisht portën

14/07/2026 21:00- 1' Fillon ndeshja

14/07/2026 20:21- Dy mbrojtje të forta, dy sulme vdekjeprurëse

Franca hyn në gjysmëfinale në një formë paksa më të mirë, pasi ka fituar të gjashta ndeshjet e saj në Kupën e Botës 2026, duke realizuar 16 gola gjatë këtij rrugëtimi.

Nga ana tjetër, Spanja ka shënuar 12 gola, por krenohet me një mbrojtje edhe më solide. "Furia e Kuqe" ka pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut, krahasuar me dy golat e pranuar nga Franca.

Të gjitha këto statistika premtojnë një gjysmëfinale spektakolare mes dy kombëtareve që kanë qenë ndër më mbresëlënëset e këtij Botërori, duke shkëlqyer si në repartin ofensiv, ashtu edhe në atë defensiv.

14/07/2026 20:19- A mund të bëhet Franca finalistja e tretë radhazi?

Kur Franca mposhti Marokun në çerekfinale, ajo iu bashkua një grupi shumë ekskluziv të kombëtareve që kanë arritur në gjysmëfinalet e tri Kupave të Botës radhazi.

Tani "Gjelat" kanë mundësinë të shkruajnë një tjetër faqe historie.

Nëse arrijnë të eliminojnë Spanjën në gjysmëfinale, Franca do të bëhet vetëm kombëtarja e tretë në histori që kualifikohet në tri finale radhazi të Kupës së Botës.

Deri më tani, këtë sukses e kanë arritur vetëm:

  • Gjermania Perëndimore, e cila luajti në finalet e viteve 1982, 1986 dhe 1990;
  • Brazili, që arriti finalet e 1994, 1998 dhe 2002.

Një triumf ndaj Spanjës do ta vendoste Francën në të njëjtin nivel me këto dy superfuqi historike të futbollit botëror.

14/07/2026 20:19- Rodri: Franca është e jashtëzakonshme, por edhe ne jemi

Mesfushori i Spanjës, Rodri, e di se përballja me Francën do të jetë sfida më e madhe e ekipit të tij deri tani në Kupën e Botës, por beson plotësisht se "Furia e Kuqe" ka cilësinë për ta kaluar këtë pengesë.

"Franca ndoshta do të jetë testi ynë më i vështirë deri tani," deklaroi Rodri.

"Ne jemi jashtëzakonisht të motivuar dhe besojmë te forcat tona. E dimë se çfarë cilësie ka kundërshtari, por edhe ne kemi treguar gjatë gjithë turneut se jemi një skuadër shumë e fortë dhe jemi gati për këtë sfidë".

14/07/2026 20:17- A mund ta barazojë Mbappe rekordin e Fontaine?

Kylian Mbappe mbërriti në Kupën e Botës 2026 me 12 gola të shënuar në histori të turneut, duke qenë vetëm pas Just Fontaine si golashënuesi më i mirë i Francës në Botëror.

Ai e kaloi legjendën franceze që në ndeshjen hapëse ndaj Senegalit, ku realizoi dy gola, dhe tani numëron 20 gola në Kupat e Botës, duke e forcuar edhe më tej rekordin e tij si golashënuesi më i mirë francez në këtë kompeticion.

Megjithatë, Fontaine vazhdon të mbajë një rekord që ende nuk është thyer: 13 gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, të vendosur në vitin 1958.

A mund ta barazojë apo edhe ta thyejë Mbappe këtë rekord?

Për ta arritur këtë, sulmuesit francez do t'i duhej të shënonte dy gola në njërën ndeshje dhe një "het-trik" në tjetrën. Një mision i vështirë, por aspak i pamundur për një lojtar që në finalen e Botërorit 2022 në Katar realizoi tre gola ndaj Argjentinës.

14/07/2026 19:48- Një minutë heshtje para ndeshjes Francë – Spanjë

Më 14 korrik 2016, në qytetin Nice të Francës, një shofer kamioni qëllimisht u përplas me një turmë njerëzish dhe si pasojë e sulmit 86 persona humbën jetën dhe mbi 400 të tjerë u plagosën.

“Para ndeshjes Francë - Spanjë do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Nice. Falënderimet e mia shkojnë për Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e plotësoi kërkesën tonë. Nuk do ta harrojmë kurrë”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

14/07/2026 19:46- Spanja ka një “hajmali” të veçantë: Psë vëllau i Lamine Yamal mund t’i sjellë fat atyre ndaj Francës?

Spanja ka një “hajmali” të veçantë: Psë vëllau i Lamine Yamal mund t’i sjellë fat atyre ndaj Francës?

Në një mbrëmje të mbushur me tension, emocione dhe luftë sportive mes Spanjës dhe Belgjikës, një moment i veçantë largoi për pak vëmendjen nga fusha e lojës.

Në stadiumin me rreth 70 mijë shikues, brohoritjet shpërthyen papritur. Por këtë herë nuk ishte një gol i Mikel Merinos, i cili edhe një herë u bë heroi i “Furisë së Kuqe”, dhe as ndonjë aksion magjik i Lamine Yamal që shkaktoi reagimin e jashtëzakonshëm të tifozëve.

Arsyeja ishte një fëmijë i vogël që u shfaq në ekranet gjigante të stadiumit: vëllai i Lamine Yamalit, Keyne, i cili në shtator do të festojë ditëlindjen e katërt.

Lexo lajmin e plotë>>>

14/07/2026 19:45- Formacionet zyrtare, Francë – Spanjë: Gjithçka gati për duelin e dy gjigantëve botërorë

Formacionet zyrtare, Francë – Spanjë: Gjithçka gati për duelin e dy gjigantëve botërorë

Formacionet zyrtare

Franca: Maignan; Digne, Upamecano, Saliba, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Barcola, Olise, Dembele, Mbappe.

Spanja: Simon, Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro, Olmo, Rodri, Ruiz, Baena, Oyarzabal, Yamal.

14/07/2026 12:53- De la Fuente beson te Yamal para Francës: Dita e tij e madhe në Botëror ende nuk ka ardhur

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, është i bindur se momenti më i madh i Lamine Yamal në Kupën e Botës ende nuk ka ardhur, teksa pret që talenti 19-vjeçar të shkëlqejë në gjysmëfinalen ndaj Francës.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së së martës në Dallas, De la Fuente zbuloi edhe mesazhin që i ka dhënë sulmuesit të Barcelonës.

Lexo të plotë...

14/07/2026 11:49-Franca e Deschampsit në versionin perfekt: A është kjo skuadra më e frikshme e Botërorit 2026?

Pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës, Kylian Mbappe u pyet nëse kjo ishte skuadra më e fortë franceze ku ai kishte luajtur ndonjëherë.

Kapiteni i “Les Bleus” nuk dha një përgjigje të prerë.

“Nuk e di nëse është më e forta”, tha Mbappe, duke kujtuar se ka qenë kampion dhe finalist me skuadra që tashmë kishin provuar veten duke fituar trofe. Kjo Francë, sipas tij, ende nuk ka arritur atë pikë.

Lexo të plotë...

14/07/2026 11:24- Dechamps e konfirmon: Kylian Mbappe luan ndaj Spanjës

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka qetësuar tifozët lidhur me gjendjen fizike të Kylian Mbappe para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës.

Sulmuesi francez u pa duke u stërvitur veçmas gjatë një pjese të seancës stërvitore dhe, sipas raportimeve të RMC Sport, shfaqi shenja dhimbjeje pas një goditjeje në portë. Megjithatë, Deschamps insistoi se nuk ka arsye për shqetësim.

Lexo të plotë..

14/07/2026 11:15- Kush sulmon më mirë, kush mbrohet më fort? Analiza e katër gjysmëfinalisteve të Botërorit 2026

Me Argjentinën, Anglinë, Francën dhe Spanjën vetëm dy ndeshje larg trofeut të Kupës së Botës, statistikat tregojnë se si janë paraqitur katër skuadrat deri tani dhe japin një ide se kush mund të jetë favorit për ta ngritur trofeun këtë fundjavë.

Edhe pse të katër kombëtaret kanë zhvilluar nga gjashtë ndeshje, Argjentina ka luajtur rreth një orë më shumë futboll se Franca dhe Spanja për shkak të sfidave që kanë shkuar në vazhdime, ndërsa Anglia ka luajtur rreth 30 minuta më shumë.

Lajmi i plotë...

14/07/2026 10:35- Lamine Yamal nuk ndien presion para Francës: Jam i sigurt se do të jetë një ditë e veçantë

Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se nuk ndien aspak presion para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Francës, duke theksuar se është plot besim se kombëtarja e tij mund të sigurojë një vend në finale.

Sulmuesi i Barcelonës foli në konferencën për shtyp para ndeshjes në Dallas, ku u shpreh i qetë dhe i përqendruar vetëm te ndihma që mund t'i japë skuadrës.

“Unë luaj në mënyrën që di. Kur jep gjithçka nga vetja, nuk ndien presion”.

Lexo të plotë...

14/07/2026 10:14- Analizë, statistikë dhe parashikim për përballjen Francë - Spanjë

Franca dhe Spanja do ta zhvillojnë sonte (e martë) gjysmëfinalen, në kuadër të Kupës së Botës 2026.

Si “Gjelat” ashtu edhe “La Roja” janë në formë të jashtëzakonshme ndërsa kanë për objektiv që me patjetër ta sigurojnë finalen e madhe.

Të dy kombëtaret pritet t’i kenë të gjithë yjet e gatshëm, me Francën që do t’iu rikthehet Aurelien Tchouameni, ndërsa lëndimet e Kylian Mbappe dhe Manu Kone nuk janë aq serioze, prandaj mund të luajnë nga fillimi.

Në anën tjetër, te Spanja – mesfushori Pedri pritet të rikthehet në formacionin zytrtar pasi pushoi mjaftueshëm dhe u la në stol në çerekfinalen ndaj Belgjikës.

Detajet e plota...

14/07/2026 10:13- Formacionet e mundshme:

Francë: Maignan; Digne, Saliba, Upamecano, Kounde; Kone, Rabiot; Barcola, Olise, Dembele; Mbappe

Spanjë: Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Pedri; Yamal, Merino, Baena; Oyarzabal.

14/07/2026 10:08- Ivan Barton do të gjykojë gjysmëfinalen Francë-Spanjë, gjyqtari që bëri historinë me “Ligjin e Vinicius”

Gjyqtari salvadorian Ivan Barton është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kupës së Botës 2026, gjysmëfinalen mes Francës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin AT&T në Arlington.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt e Bartonit në këtë edicion të Botërorit, duke e bërë atë gjyqtari nga Amerika Qendrore me më së shumti ndeshje të drejtuara në historinë e Kupës së Botës.

Lexo të plotë...

14/07/2026 10:06- Rabiot sfidon Spanjën: Nuk kemi frikë nga askush, jemi më të bashkuar se kurrë

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke theksuar se “Les Bleus” janë në formën më të mirë dhe nuk i tremben asnjë kundërshtari.

Franca do të kërkojë një vend në finalen e madhe, ndërsa Rabiot beson se forca më e madhe e skuadrës së Didier Deschamps është uniteti që ka ndërtuar gjatë gjithë turneut.

Lexo të plotë...

14/07/2026 10:03- Dhjetë pengesat që Spanja duhet t’i kapërcejë për të eliminuar Francën dhe për të arritur në finalen e Kupës së Botës

Rruga e Spanjës drejt finales së Kupës së Botës 2026 nuk kalon vetëm përmes një ndeshjeje, por përmes një prove të madhe ndaj Francës, skuadrës që ka impresionuar më së shumti në këtë turne.

E pamposhtur deri më tani, me sulmin më efikas të Botërorit dhe me një arsenal yjesh në çdo repart, skuadra e Didier Deschamps konsiderohet pengesa më e madhe për "La Rojën".

Lexo analizën e plotë...

14/07/2026 09:41- Sonte gjysmëfinalja e parë e Botërorit, Francë - Spanjë

Franca arriti në këtë fazë pasi eliminoi Marokun me rezultat 2-0 në çerekfinale, ndërsa Spanja siguroi biletën për në gjysmëfinale falë fitores 2-1 ndaj Belgjikës.

Përballja pritet të jetë një betejë taktike mes dy trajnerëve me përvojë, Didier Deschamps dhe Luis de la Fuente, ndërsa duelet individuale mes yjeve në fushë mund të vendosin fatin e ndeshjes.

Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.