Kemi kaluar në një faqe të re, për të lexuar atë që ndodh në Ukrainë në kohe reale, kliko KËTU.

Në ditën e 12-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.


Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve. Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale.

07/03/2022 07:53-Kemi kaluar në faqe të re

Për të lexuar atë që ndodh në Ukrainë në kohe reale pas ditës së 12-të, kliko KËTU.

07/03/2022 00:15-Si ka ndryshuar bota që nga agresioni rus në Ukrainë?

2022/03/275037400_1013698349226458_3055863746720012692_n.png

Agresioni rus në Ukrainë ka marrë qindra jetë në fushëbeteja dhe në qytetet ukrainase nën bombardimet e Rusisë.

Por ndërkombëtarisht, po ndikon gjithashtu në gjithçka, nga siguria ushqimore në Kajro deri te çmimet e gazit në Kaliforni... më shumë.

06/03/2022 23:50-Disa prej ngjarjeve kryesore të ditës së 11 të agresionit rus në Ukrainë

2022/03/Screenshot_2-34.png

Britania e Madhe do të votojë nesër për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë;

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia 'tani nën urdhrat e komandantit rus';

American Express pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi - Netflix vetëm në Rusi;

Një përpjekje e dytë për evakuimin e civilëve nga Mariupol nuk ndodhi pasi rusët "filluan të rigruponin forcat e tyre dhe vazhduan granatimet e rënda";

Një aeroport u "shkatërrua plotësisht" në Vinnytsia nga tetë sulme të dukshme raketash ruse;

OKB thotë se 1.5 milion refugjatë janë larguar tani nga vendi;

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje drejtpërdrejt popullit rus që të protestojë kundër Kremlinit dhe ka kërkuar aeroplanë luftarakë prej shteteve perëndimore;

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab tha se lufta mund të zgjasë "muaj, nëse jo vite".

06/03/2022 23:46-Zelensky kërkon më shumë ndihma ushtarake gjatë një bisede me senatorët amerikanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përfunduar një video-telefonatë një orëshe me senatorët e Shteteve të Bashkuara, në të cilën ai bëri thirrje për më shumë mbështetje kundër pushtimit rus.

Të 50 senatorët amerikanë ishin të ftuar në video-thirrjen Zoom, ku gazetarët më pas zbuluan se Zelensky u kërkoi dorëzimin e më shumë aeroplanëve dhe dronëve... më shumë.

06/03/2022 23:38-"Zoti nuk do të falë - Jo sot, jo nesër, kurrë", tha në video-adresimin e fundit Zelensky

2022/03/0f022a7f-9c05-4eec-af92-ed3f62264ce9.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky publikoi një video të re sot në rrjetet sociale, të dielën e fundit para Kreshmës.

“Sot është e diela e faljes. Por ne nuk do të falim qindra e qindra viktima. Mijëra e mijëra vuajtje. Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë. Dhe në vend të faljes, do të ketë Ditën e Gjykimit”, ka thënë ndër të tjerash presidenti ukrainas.

06/03/2022 23:25-Negociatori ukrainas: Jemi të hapur ndaj një modeli ku nuk i bashkohemi NATO-s

2022/03/cecb4aeb-d1b8-44b4-99d5-5cab7200111e.jpg

Ukraina nuk do të bëjë kompromis për integritetin territorial në negociatat me Rusinë, por është e gatshme të diskutojë rreth një model të mos anëtarësimit në NATO, tha për Fox News, David Arakhamia, një nga negociatorët ukrainas.

Ukraina po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, gjë që Moska e kundërshton. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është dëshmi se aleanca po kryen agresion kundër Rusisë... më shumë.

06/03/2022 22:58-Ukrainasit raportohet se kanë rrëzuar pozicionin e artilerisë ruse pranë Mykoliav

Ushtria ukrainase thuhet se ka rrëzuar një pozicion të artilerisë ushtarake ruse pranë Mykoliav në Ukrainën jugore.

Në videon e publikuar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainvs, përveç armëve të artilerisë, shihen një numër i automjeteve ushtarake ruse.

06/03/2022 22:42-Macron e informoi Zelenskyn se çka bisedoi me Putinin

2022/03/246558.jpg

Presidenti francez, Emmanuel Macron foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e informoi rreth telefonatës që kishte pas gjatë ditë së sotme me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Presidenti i Republikës bisedoi me presidentin Zelensky për telefonatën e sotme me presidentin Putin, ku po synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Pallatit Elysee... më shumë.

06/03/2022 22:24-Netflix ka pezulluar shërbimet në Rusi

2022/03/Screenshot_3-22.png

Netflix ka pezulluar shërbimin në Rusi në shenë proteste kundër agresionit në Ukrainë.

Në fillim të kësaj jave. Netflix Inc ndaloi përkohësisht të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme në Rusi, ndërsa vlerësoi ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, citon Variety të ketë thënë një zëdhënës i Netflix.

06/03/2022 22:09-Rusët sulmojnë transmetuesit radioteleviziv të Kharkivit

2022/03/630_360_1646587972-682.jpg

Transmetuesit radioteleviziv kanë dal jashtë funksionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse.

Administrata Rajonale tha se "granatimet e përsëritura" të kullës televizive në Kharkiv kishin rrëzuar transmetuesin radioteleviziv.

Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje në aftësitë e transmetimit.

06/03/2022 21:58-Tetë civilë të vdekur pas bombardimeve në Irpin

2022/03/Screenshot_2-33.png

Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimit në Irpin - një lagje në perëndim të Kievit që pa bombardime intensive të dielën - tha kryebashkiaku Oleksandr Markushyn.

Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.

“Një familje e tëra u vra”, - tha ai duke shtuar se “ para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur”.

06/03/2022 21:40-Danimarka synon të pavarësohet prej gazit natyror rus

2022/03/Screenshot_1-39.png

Danimarka synon të bëhet e pavarur nga gazi natyror rus në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

Danimarka gjithashtu do të rrisë ndjeshëm buxhetin e saj të mbrojtjes në përgjigje të konfliktit në Ukrainë.

06/03/2022 21:20-Parlamenti britanik do të votojë nesër për sanksione shtesë ndaj Rusisë

2022/03/Screenshot_4-17.png

Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më tej presionin ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Qeveria tha se kishte paraqitur një sërë ndryshimesh në projektligjin për krimin ekonomik "për të goditur elitat e korruptuara dhe për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit"... më shumë.

06/03/2022 21:00-Zelensky diskutoi me kryeministrin italian për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka biseduar në telefon me kryeministrin italian, Mario Draghin rreth situatës së fundit në vend si dhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

"Diskutova me kryeministrin italian, Mario Draghin rreth përballjes me agresionin rus. E informova për krimet e Rusisë kundër civilëve, për terrorizmin bërthamor. Ngrita çështjen e mbështetjes për Ukrainën dhe shqyrtimin e aplikimit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian", ka shkruar Zelensky në Twitter.

06/03/2022 20:39-Trump: Të vendosim flamujt kinezë te aeroplanët tanë dhe të bombardojmë Rusinë

2022/03/3RSKUNDTLNDTXB6ETQVEL5O5YQ.jpg

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar që amerikanët thjesht duhet të mbulojë aeroplanët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t'i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.

Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës... më shumë.

06/03/2022 20:19-TikTok pezullon ngarkimet e videove në Rusi

2022/03/xi-xhina-putii.jpg

TikTok po pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe ngarkimit të videove të reja në Rusi.

E gjithë kjo për shkak të ligjit rus për "lajmet e rreme", ka njoftuar kompania... më shumë.

06/03/2022 20:02-American Express po pezullon të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

2022/03/Screenshot_3-20.png

Visa dhe Mastercard kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm, me një bllok që lejon vazhdimin e transaksioneve të brendshme në Rusi.

Korrespondentja bankare e theguardian, Kalyeena Makortoff, shpjegoi më herët se pezullimi i Mastercard dhe Visa synon kryesisht pagesat e huaja, kështu që konsumatorët vendas nuk do të jenë më në gjendje të përdorin kartat e tyre ruse jashtë vendit ose për pagesat ndërkombëtare në internet.

06/03/2022 19:40-Ministri Ukrainas publikon imazhe: Bomba ruse 500 kg bie në një ndërtesë banimi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba publikoi një fotografi të një bombe që duket se kishte rënë në një ndërtesë.

"Kjo bombë e tmerrshme ruse 500 kilogramëshe ra në një ndërtesë apartamentesh në Chernihiv, nuk shpërtheu. Shumë të tjera shpërthyen. Ata vranë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Na ndihmoni të mbrojmë njerëzit tanë nga barbarët rusë. Na ndihmoni të mbyllim qiellin. Na jepni aeorplanë luftarakë, bëni diçka!”, ka shkruar Kuleba.

06/03/2022 19:20-Cilat shtete deri më tani kanë strehuar më së shumti ukrainas?

Më shumë se 1.5 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë, thotë OKB.

Më poshtë është harta se nga po lëvizin refugjatët ukrainas.

a8169d88 a475 499d 8fd8 0fa3ed5b87d7

06/03/2022 19:00-IAEA: Rusia do ta kontrollojë centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë

2022/03/23216acb-715a-4978-9160-7c13cb67b44a.jpeg 357:"In this handout photo provided by the Ukrainian National Nuclear Energy Generation Company Energoatom, a fire is seen at the Zaporizhzhia nuclear plant - the largest in Europe - after it was attracted by Russian forces early on Friday morning Energodar, Ukraine, March 4, 2022. (Press Service of National Nuclear Energy Generation Company Energoatom via AP) 2:"AP

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi sot se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.

06/03/2022 18:41-Më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën, premton Johnson

2022/03/vvv.png

Në frontin diplomatik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën.

Kryeministri britanik ka pasur një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, tha një zëdhënës i Downing Street.

“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi

06/03/2022 18:21-Arrestohen së paku 4,357 protestuesë në Rusi

2022/03/lcimg-2a385cdf-2a1f-4ff0-b460-52414a877d57.jpg

Të paktën 4,357 persona janë arrestuar gjatë protestave në Rusi të dielën, raporton OVD-Info, një grup i pavarur monitorues që gjurmon ndalimet në Rusi.

Sipas OVD-Info, persona janë arrestuar në 56 qytete.

lcimg 9525f0ab ea63 4473 87c6 3fe0f7fa3def 1

06/03/2022 18:02-Ukrainasit kanë plan nëse vritet Zelensky, thotë Blinken

2022/03/7c5ee56c-d173-49ef-bcf5-95b33a64a20a-2.jpg 321:"US Secretary of State Antony Blinken speaks during a press conference in Chisinau, Moldova on March 6. (Olivier Douliery/Pool/AFP/Getty Images) with Moldovan President at The Presidential Palace in Chisinau, on March 6, 2022. (Photo by OLIVIER DOULIERY / Pool / AFP) (Photo by OLIVIER DOULIERY/Pool/AFP via Getty Images) 25:"Pool/AFP via Getty Images

Ukrainasit kanë një plan për "vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër", nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vritet, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

"Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t'u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër, dhe unë do ta lë me kaq", tha Blinken... më shumë.

06/03/2022 17:40-Zelensky: Nëse nuk na jepni aeroplanë, atëherë dëshironi që edhe ne të vritemi

2022/02/Volodymyr-Zelensky.jpg

Pak më herët presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte përshkruar shkatërrimin total të aeroportit civil në qytetin e Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai përsërit gjithashtu lutjen drejtuar liderëve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi... më shumë.

06/03/2022 17:14-Macron i kërkon Putinit që të ketë kujdes me centralet bërthamore të Ukrainës

2022/03/Screenshot_1-36.png

Presidenti francez, Emmanual Macron i kërkoi homologut rus, Vladimir Putin të sigurojë mbrojtjen e vendeve bërthamore të Ukrainës.

Një zyrtar nga zyra e Macronit tha se presidenti francez i kërkoi Putinit t'i jepte fund operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë gjatë një telefonate të sotme që zgjati gati dy orë... më shumë.

06/03/2022 16:52-Forcat ruse qëllojnë mbi të evakuuarit, vrasin tre persona jashtë Kievit

2022/03/9400fceb-f3a6-4cbe-b2be-1de95567875d.jpeg 65:"Igor stands in the ruins of his home in Markhalivka. (Gul Tuysuz)

Forcat ruse kanë gjuajtur predha mortajash të dielën në një urë të përdorur nga të evakuuarit që iknin nga luftimet në Kiev, ku ka lënë të vdekur tre anëtarë të një familjeje ukrainase.

06/03/2022 16:39-Pse dështoi plani i evakuimit të 200 mijë civilëve nga Mariupoli?

2022/03/lcimg-a8613138-1799-4c23-8035-0ea5ec6fcad6.jpg

Tani po marrim më shumë detaje mbi kolapsin e evakuimit të Mariupolit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (IRIC) shpresonte të fillonte evakuimin e 200 mijë njerëzve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ajo thotë se ekipet e saj filluan hapjen e rrugës së evakuimit nga Mariupol në Zaporizhzhia përpara se "armiqësitë të rifillonin".

IRIC thotë se të dyja palët nuk kishin rënë dakord për:

Kohën specifike, vendndodhjet dhe rrugët e evakuimit;
Kush mund të evakuohet vullnetarisht;
Kur mund të sillet ndihma.

06/03/2022 16:18-Së paku 364 civilë ukrainas të vrarë në Ukrainë

2022/03/lcimg-908fe48e-433c-4ed7-8b36-07583cf323d9.jpg

Të paktën 364 civilë janë konfirmuar të jenë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i trupave ruse më 24 shkurt, dhe 759 të tjerë të plagosur, megjithëse shifrat e vërteta janë ndoshta "dukshëm më të larta", ka thënë një mision monitorues i OKB-së.

Shifrat e përditësuara, në lidhje me viktimat deri më 5 mars, shtuan 13 vdekje të tjera dhe 52 plagosje viktimave që monitoruesit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

06/03/2022 16:03-Oligarkët rusë po vuajnë pasojat e veprimeve të Putinit në Ukrainë, humbin mbi 80 miliardë dollarë pasuri

2022/03/russia-oligarchs.jpg

Oligarkët kryesorë të Rusisë kanë humbur më shumë se 80 miliardë dollarë pasuri në javët e fundit, pas veprimit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.

Trazirat ekonomike që ndikuara nga agresioni rus në Ukrainë i urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, kanë fshirë rreth një të tretën e pasurisë së 20 miliarderëve më të pasur të vend.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, ndikimi i sanksioneve mbi këta oligarkë, së bashku me rënien e rublës dhe ekonomisë ruse, kanë sjellë me shpejtësi fundin e një epoke për një klasë të tërë elitash ruse në mbarë botën.

Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni këtu.

06/03/2022 16:02-Putin i tregon Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës

2022/03/Screenshot_2-30.png

Presidenti rus, Vladimir Putin ka biseduar sot me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, ku tema ishte pushtimi rus në Ukrainë dhe mundësia e zgjidhjes së krizës.

Pas një bisede telefonike një orëshe, zyra e presidentit turk tha se Erdogan i kishte thënë Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke shtuar se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare... më shumë.

06/03/2022 15:49-A mund të jetë Moldavia, caku i radhës i Vladimir Putinit?

A mund të jetë Moldavia, caku i radhës i Vladimir Putinit? Së paku atje ekziston frika se vendi mund të jetë në shënjestër nga Kremlini.

Dhe sekretari amerikan Antony Blinken është takuar me dy gratë që drejtojnë këtë vend: Kryeministren Natalia Gavrilita dhe presidenten Maia Sandu.

Ai është vetëm sekretari i tretë i shtetit i SHBA-së që viziton Moldavinë.

Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 15:33-Se sa e rëndë është gjendja e civilëve në Ukrainë e tregojnë këto pamje – ato nuk kanë nevojë për koment!

06/03/2022 15:15-Pamje që tregojnë aeroportin në Vinnytsia të Ukrainës që u godit të dielën nga 8 raketa gjatë një sulmi ajror rus

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se tregon pamjen e aeroportit në Vinnytsia në Ukrainë, pas një sulmi rus.

Sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për aeroportin që u godit nga tetë raketa gjatë një sulmi ajror rus më 6 mars, përcjell Telegrafi.

Për të parë pamjet dhe lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 14:53-Ministri i Jashtëm ukrainas publikon një video, thotë se tetë raketa ruse goditën Vinnytsia, një qytet i madh larg vijës së frontit

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë të ditur se tetë raketa ruse goditën Vinnytsia, një qytet i madh larg vijës së frontit.

Kështu, sipas tij, Putini po vazhdon sulmet e tij frikacake dhe barbare me raketa, bombardimet ajrore të civilëve, përcjell Telegrafi.

“Na ndihmoni të mbyllim qiellin dhe të shpëtojmë jetë! Siguroni mbrojtje ajrore dhe raketore, avionë luftarakë! Ndaloni terrorizmin rus!”, ka shkruar Kuleba në Twitter, ku ka publikuar edhe pamjet.

Për të parë pamjet dhe për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 14:40-Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë “aktivisht” me Poloninë për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me aeroplanë në mes të agresionit rus.

"Ne po shikojmë në mënyrë aktive tani çështjen e aeroplanëve që Polonia mund t'i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si mund të jemi në gjendje ta mbështesim nëse Polonia vendos të ofrojë ata aeroplanë", u tha ai gazetarëve të dielën gjatë një vizite në Moldavi, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 14:23-Marshimi kundër agresionit rus në Ukrainë, në qendër të Londrës

www 1

06/03/2022 14:20-Zelensky: Aeroporti civil në perëndim të Kievit është shkatërruar plotësisht

Aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia, rreth 250 km (155 milje) në jug-perëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.

06/03/2022 13:42-Çifti sapo janë martuar pranë vijës së frontit në Kiev të Ukrainës

06/03/2022 13:32-Më shumë se 1,000 njerëz janë arrestuar në protestat në të gjithë Rusinë, kundër agresionit të Putinit në Ukrainë

Më shumë se 1,000 njerëz janë arrestuar në protestat në të gjithë Rusinë kundër agresionit të paprovokuar të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.

Demonstrata kundër agresionit u zhvilluan gjithashtu në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty, ku disa protestues paralajmëruan, "Kazakistani do të jetë i pari nëse lufta nuk ndalet tani".

Grupi i monitorimit të protestave OVD-Info tha se njerëzit u arrestuan në demonstrata në 21 qytete në të gjithë Rusinë, duke përfshirë qytetin port të Paqësorit të Vladivostok dhe qytetin siberian të Irkutsk. /Telegrafi/

06/03/2022 13:28-Kriza ekonomike në Rusi, dyqanet në vend kufizojnë shitjen e produkteve ushqimore

2022/03/russia-shop.jpg

Tregtarët me pakicë në Rusi do të kufizojnë shitjet e produkteve ushqimore themelore me qëllim për të siguruar përballueshmërinë mbi sanksionet ekonomike pas agresionit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.

Ministria ruse e Tregtisë dhe Industrisë gjatë fundjavës tha se kishte pasur raste kur ushqimet kryesore ishin blerë “në një vëllim dukshëm më të madh se sa nevojitej për konsum privat”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

06/03/2022 13:27-OKB: 1.5 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina

Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët njoftoi të dielën se numri i ukrainasve që janë larguar në vendet fqinje ka tejkaluar 1.5 milion që nga fillimi i agresionit.

Filippo Grandi shkroi të dielën në Twitter se kjo përbën "krizën e refugjatëve me rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore".

Refugjatët kanë ikur në vendet fqinje Poloni, Moldavi, Lituani, Rumani - dhe jo vetëm. /Telegrafi/

06/03/2022 13:14-Pamje të tmerrshme: Trupat ruse granatojnë civilët që përpiqen të evakuohen nga Irpen, periferia e Kievit

https://twitter.com/franakviacorka/status/1500431403028262913?s=20&t=gd05iRi7ht5yfEleN3fbHw

06/03/2022 12:41-Papa Françesku e quan Ukrainën një "vend martir" ku "rrjedhin lumenj lotësh dhe gjaku"

Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë "nuk është një operacion ushtarak, por një luftë" dhe e quajti Ukrainën një "vend martir" ku "rrjedhin lumenj lotësh dhe gjaku".

Komentet e tij janë një qortim ndaj narrativës zyrtare ruse të shtyrë nga Kremlini, i cili këmbëngul se agresioni i Ukrainës është një "operacion special ushtarak" i nisur për të "çmilitarizuar" Ukrainën.

Javën e kaluar Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar që civilët të largohen. /Telegrafi/

06/03/2022 11:58-Pamje nga brenda një spitali në Mariupol, ndërsa situata në qytetin e rrethuar nga trupat ruse, është "jashtëzakonisht e tmerrshme"

Pamje nga brenda një spitali në Mariupol, ndërsa Kryqi i Kuq thotë se situata në qytetin port të Ukrainës, i rrethuar nga trupat ruse, është "jashtëzakonisht e tmerrshme".

06/03/2022 10:24-Raab i Britanisë së Madhe: Agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë disa muaj ose vite

Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raab ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës mund të zgjasë disa muaj ose vite.

"Ne nuk duhet të kemi asnjë dyshim se misioni ynë me aleatët tanë është të sigurojmë dështimin e Putinit në Ukrainë dhe do të marrë pak kohë. Ne po flasim për muaj, nëse jo vite, dhe për këtë arsye ne do të duhet të tregojmë një qëndrueshmëri strategjike sepse kjo nuk do të përfundojë brenda disa ditësh", citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 10:06-Rusia bombardon zonat e banuara në Chernihiv, thotë një zyrtar lokal

Rusia ka hedhur bomba të fuqishme në zonat e banuara të qytetit Chernihiv, ka thënë një zyrtar rajonal.

Vyacheslav Chaus postoi një foto të asaj që ai tha se ishte një bombë FAB-500 e pashpërthyer, një bombë 500 kg (1,100 lb).

"Zakonisht kjo armë përdoret kundër objekteve ushtarako-industriale dhe strukturave të fortifikuara", tha Chaus, kreu i rajonit të Chernihiv.

"Por në Chernihiv, kundër zonave të banuara". /Telegrafi/

06/03/2022 09:34-Autoritetet ukrainase publikojnë të dhënat me humbjet që ua kanë shkaktuar rusëve, deri në ditën e 11-të të agresionit

ukraina1

06/03/2022 08:41-Visa dhe MasterCard pezullojnë punën në Rusi

2022/03/visa-mastercard.jpg

Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe MasterCard kanë njoftuar se kanë pezulluar punën në Rusi për shkak të agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.

Visa me anë të një deklarate tha se do të ndërpresë transaksionet “gjatë ditëve në vijim” dhe si rrjedhojë kartelat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit, si dhe kartelat e huaja të lëshuara në Rusi.

Po ashtu edhe MasterCard ka duke deklaruar se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti i saj.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

06/03/2022 08:32-Zelensky flet me Elon Musk për vendosjen e më shumë terminaleve të internetit Starlink në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ka folur me CEO të SpaceX, Elon Musk dhe Ukraina do të marrë më shumë terminale interneti Starlink javën e ardhshme.

Javën e kaluar, Musk tha se SpaceX po dërgonte më shumë terminale në këtë vend, ku interneti është ndërprerë për shkak të agresionit të Rusisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/KyivPost/status/1500448347030700032?s=20&t=qfVvh-3j8ry5uzh-q7rSRA

06/03/2022 08:28-Ministri ukrainas për transformimin dixhital: Teknologjia, “zgjidhja më e mirë kundër tankeve” të Putinit

Ministri më i ri i kabinetit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, është mbështetur te gjigantët e teknologjisë për të bojkotuar Rusinë, duke u bërë thirrje hakerëve të vazhdojnë sulmet dhe duke bërë që Elon Musk të lëvizë satelitët për të përfituar ukrainasit.

Dhe shumica e këtyre gjërave nga ai është bërë vetëm nga një smartphone, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 08:17-Radio Evropa e Lirë pezullon operacionet në Rusi

Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) tha se ka pezulluar operacionet e saj në Rusi.

Në një deklaratë, ajo tha se njësia e saj ruse po përballej me procedura falimentimi dhe gazetarët e saj ishin nën presionin e policisë, përcjell Telegrafi.

“Me keqardhjen më të thellë njoftoj pezullimin e operacioneve tona fizike në Moskë sot. Ky nuk është një vendim që Radio Evropa e Lirë e ka marrë vetë, por është një vendim që na është detyruar nga sulmi i regjimit të [Vladimir] Putinit mbi të vërtetën”, tha Jamie Fly, president dhe CEO i Radios Evropa e Lirë.

Organizata do të vazhdojë të përpiqet të arrijë audiencën ruse duke përdorur "çdo platformë të mundshme", shtoi ai. /Telegrafi/

06/03/2022 08:14-Rusët po braktisin Rusinë, po i drejtohen Finlandës

Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë, 120 milje në lindje të Helsinkit, autobusë dhe makina të shumta ndalohen për kontrolle pasaportash dhe doganore.

Por këta nuk janë ukrainas, janë rusë, dhe megjithëse fluksi nuk është i madh, ai është konstant.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 08:01-Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia synon zonat e populluara në Ukrainë

Inteligjenca ushtarake britanike ka thënë se shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase kanë vazhduar të godasin Rusinë.

Megjithatë, siç është thënë më tej, Rusia ka shënjestruar zonat e populluara të Ukrainës në mënyrë të ngjashme me Çeçeninë në vitin 1999 dhe Sirinë në vitin 2016.

Aty është shtuar se përparimi rus po ngadalësohet nga sulmet e Ukrainës në linjat e furnizimit.

06/03/2022 07:58-Plani gjashtëpikësh i Boris Johnsonit për të mposhtur Putinin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje të ripërtërirë për të siguruar që pushtimi "i tmerrshëm" i Rusisë në Ukrainë të dështojë.

Kështu, në këtë drejtim, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, ai ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash për të mbajtur presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

06/03/2022 00:15-Çfarë e pret Ukrainën: Katër skenarë të errët dhe një që jep shpresë

2022/03/Screenshot_8-8.png

Agresioni rus tashmë është në javën e dytë. Situata po bëhet çdo orë e më shkatërruese dhe drita në fund të tunelit nuk po shihet.

Shumë analistë ushtarakë dhe politikë me famë botërore pranojnë se është pothuajse e pamundur të mendohet për një skenar që nuk është i zymtë... më shumë.

05/03/2022 23:52-E fundit për luftimet në të gjithë Ukrainën

2022/03/lcimg-c835650c-b23a-4dae-9db3-be0fa454b81f.jpg

Këtu janë më të rejat për atë që po ndodh në zonat kryesore në të gjithë vendin.

Mariupol - Një armëpushim i premtuar në qytetin port ka dështuar, me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që tha se evakuimet e planifikuara të civilëve ishin shtyrë. Këshilli i qytetit akuzoi Rusinë për mosrespektimin e armëpushimit, ndërsa Moska tha se "nacionalistët" ukrainas po pengonin civilët të largoheshin.

Kiev - Pamjet e verifikuara nga Sky News tregojnë granatimet e vazhdueshme të kryeqytetit. Një kolonë e madhe e blinduar ruse mbetet e bllokuar në periferi.

Chernihiv - Shtëpitë në qytet po digjen pas bombardimeve ruse, me një banor që akuzon Evropën se është kalimtare mes dhunës.

Kherson - Forcat ruse kanë pushtuar qytetin, i pari i tyre në përmasat e tij. Pamjet në mediat sociale treguan civilë që dolën për të protestuar kundër pushtimit rus.

Odessa - Forcat e Ukrainës kanë mbrojtur qytetin e saj port më të madh, Odesa, nga anijet ruse, sipas këshilltarit presidencial ukrainas Okelsiy Arestovich.

Mykolaiv - Forcat ukrainase janë ende në kontroll të qytetit jugor, zoti Arestovich.

Kharkiv – Inteligjenca britanike sugjeron se qyteti është i rrethuar nga forcat ruse.

05/03/2022 23:34-Zelensky u kërkon ukrainasve të vazhdojnë rezistencën: Duhet të luftojmë se fitorja është e jona

2022/03/734f0d58-99dc-4454-be7b-57345bb7021b.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të shtunën ukrainasve që të vazhdojnë rezistencën e tyre.

Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që sulmojnë forcat ruse... më shumë.

05/03/2022 23:22-Qyteti afër Kievit është "gati tërësisht i shkatërruar"

2022/03/24e1f42f-bb33-4370-9bde-5e859787b6db.jpg 175:"A view of heavy damage in the residential area of Borodyanka, on the outskirts of Kyiv, Ukraine, Thursday, March 3, 2022. following a Russian strike. (Twitter/StahivUA via AP) 2:"AP

Oleksiy Kuleba, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kievit, tha se një qytet në veriperëndim të Kievit është "pothuajse plotësisht i shkatërruar".

"Nuk ka ujë dhe energji elektrike atje ... Nuk ka Borodyanka. Është pothuajse plotësisht i shkatërruar. Qendra e qytetit është thjesht e tmerrshme. Borodyanka është nën ndikimin e trupave ruse; ata kontrollojnë këtë vendbanim", tha ndër të tjerash Kuleba.

05/03/2022 23:08-Rusia propagandon në Afrikë rreth agresionit në Ukrainë – gjermanët reagojnë ashpër duke i dhënë një përgjigje të rrallë rusëve

2022/03/kkk.png

Rusia po vazhdon me propagandën e saj duke arsyetuar agresionin në Ukrainë dhe për këtë po i shfrytëzon rrjetet sociale, por që shumë shpejt po demantohet.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter, ambasada ruse në Afrikën e Jugut ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që po i jepet shtetit të tyre. Rusët po vazhdojnë që të thonë se në shtetin ukrainas po e luftojnë nazizmin, e cila gjë duket se nuk u ka pëlqyer gjermanëve që kanë reaguar ashpër duke u tallur me Rusinë... më shumë.

05/03/2022 22:40-Për çka biseduan kryeministri izraelit dhe presidenti rus?

2022/03/putin-bennett.jpg

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin më herët sot për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe më vonë foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha zëdhënësi i Bennettit.

Ky i fundit po koordinon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë, tha një zyrtar izraelit, i cili dha edhe disa detaje rreth takimit mes Bennettit dhe Putinit... më shumë.

05/03/2022 22:20-Imazhet e urës së shembur pas granatimeve ruse në Irpin, afër Kievit

2022/03/d9d7120d-613f-4c20-8047-52d93fdf6c3a.jpg

Bombardime të rënda janë raportuar në Irpin - një qytet në periferinë veriperëndimore të Kievit, ku ushtria ruse është përpjekur të depërtojë.

Një numër i madh civilësh kanë ikur përmes një ure të improvizuar këmbësh që përshkon një lumë pasi tashmë ura kryesore është shkatërruar.

Irpin shtrihet pranë aeroportit të Hostomel, të cilin rusët e sulmuan disa ditë më parë, si dhe pranë kreut të autokolonës ruse të automjeteve të blinduara, e cila ka bërë përparim të ngadaltë drejt kryeqytetit ukrainas.

55a0926b aaa4 464d 8ce3 3b27523d5d40

6886b999 1c16 4205 894d 9f87e5da7ea6

b8ead459 3f52 4ad1 9aab 7b6dddde2a5e

05/03/2022 22:01-Italia sekuestron 143 milionë euro në jahte dhe vila luksoze

2022/03/charter-como-yacht.jpg

Italia ka sekuestruar 143 milionë euro në jahte dhe vila luksoze nga oligarkët rusë që nga e premtja.

Pasuritë u sekuestruan në disa nga vendet e saj më piktoreske, duke përfshirë Sardenjen, bregdetin Liguria dhe liqenin e Komos.

Alexey Alexandrovits Mordaschov: jahti Lady M, i vendosur në portin e Imperia, me vlerë rreth 65 milionë euro;

Gennady Nikolayevich Timchenko: jahti Lena, i vendosur në portin e San Remos, me vlerë rreth 50 milionë euro;

Alisher Usmanov: përmbledhje e pasurive të paluajtshme e vendosur në Golfo del Pevero në Arzachena, me vlerë rreth 17 milionë euro;

Vladimir Roudolfovich Soloviev: prona të vendosura në provincën e Komos me vlerë rreth 8 milionë euro;

Oleg Savchenko: vilë e shekullit të XVII-të e quajtur "Villa Lazzareschi" e vendosur në provincën e Lucca, me vlerë rreth 3 milion euro.

05/03/2022 21:39-Anonymous ka "rrëzuar" faqen zyrtare të FSB-së

Një grup hakerësh Anonymous pretendon se ka shkatërruar faqen zyrtare të FSB-së, Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë.

05/03/2022 21:18-Qipro nuk lejon ankorimin e katër anijeve luftarake ruse në portet e ishullit

Edhe pse Rusia ka nënshkruar një marrëveshje me Qipron për t'u dhënë anijeve të saj të marinës qasje në portet e vendit mesdhetar, Nikozia këtë javë i ndaloi pesë prej tyre të ankorohen për shkak të pushtimit në Ukrainë.

Kështu raportuan mediat qipriote, duke shtuar se burimet diplomatike konfirmuan se Qiproja nuk lejoi ankorimin e pesë anijeve me një vizitë të planifikuar në portin e Limasolit.

Këto ishin fregata dhe varka mbështetëse që do të ankoroheshin për tu furnizuar me karburant.

05/03/2022 21:00-"Afër shtëpisë sonë dëgjuam bomba", refugjatët ukrainas rrëfejnë përjetimet e tyre para Blinkenit

2022/03/3500-1.jpg

Përveç bisedimeve me homologun ukrainas në Poloni, Dmytro Kuleba, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken vizitoi një qendër mirëseardhjeje për refugjatët, të ngritur nga autoritetet polake në atë që dikur ishte një qendër tregtare në Korczowa, afër kufirit me Ukrainën, ku afërsisht 3000 njerëz që ikin nga lufta po strehohen pas pushtimit rus të atdheut të tyre.

Në qendrën e refugjatëve, kryediplomati amerikan dëgjoi tregime rrëqethëse nga nënat dhe fëmijët e tyre, të cilët përshkruanin udhëtime të gjata dhe të rrezikshme për t’i shpëtuar agresionit rus... më shumë.

05/03/2022 20:29-Qytetarët po përgatiten të mbrojnë kryeqytetin nga agresioni rus

05/03/2022 20:20-Shell mbron blerjen e naftës ruse

2022/03/Screenshot_4-13.png

Shell ka mbrojtur blerjen e saj të naftës ruse, por tha se do të zgjidhte alternativa kudo që të ishte e mundur.

Kompania bleu një ngarkesë nafte bruto ruse me një zbritje rekord të ulët të premten - tregtia e parë e tillë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba kritikoi marrëveshjen, e cila shkeli sanksionet perëndimore ndaj Moskës, "Më kanë thënë që Shell bleu në mënyrë diskrete pak naftë ruse dje. Një pyetje për Shell: a nuk ka erë (erë) gjaku ukrainas nafta ruse për ju?"

Shell mbrojti blerjen e saj dhe tha se do të zgjidhte alternativa kudo që të ishte e mundur, por kjo nuk mund të ndodhte brenda natës për shkak të rëndësisë së Rusisë për furnizimin global.

Ai tha se "Ne nuk e morëm lehtë këtë vendim dhe e kuptojmë forcën e ndjenjës rreth tij".

05/03/2022 19:50-Antony Blinken viziton refugjatët ukrainasë në kufirin Poloni-Ukrainë

2022/03/e17b4556-3b9e-4ec3-b1b3-619b1d651390.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken qëndroi në kufirin polako-ukrainas për të takuar ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ky i fundit e falënderoi SHBA-në për ndihmën e saj - por gjithashtu përsëriti shpresën për më shumë mbështetje ushtarake, veçanërisht një zonë ndalim-fluturimi... më shumë.

05/03/2022 19:31-Ukraina kërkon një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

2022/03/Screenshot_3-16.png

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kërkuar një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë.

Ai thuhet se tha se kishte një diskutim produktiv me sekretarin e shtetit të SHBA, Antony Blinken.

05/03/2022 19:00-Prada dhe Puma pezulluan punën në Rusi

2022/03/Header_Retail_Russia_new.jpg

Puma sot bëhet kompania më e fundit që pezullon operimet në Rusi.

Marka gjermane e veshjeve sportive, e cila ka 100 dyqane në Rusi, kishte ndaluar tashmë dërgesat në Rusi pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Gjtihashtu edhe grupi i veshjeve luksoze, Prada ka pezulluar aktivitetet me pakicë në Rusi.

“Shqetësohemi për kolegët dhe familjet e tyre të prekura nga tragjedia në Ukrainë dhe ne do të vazhdojmë t'i mbështesim ata”, thuhet në një deklaratë.

Prada Store by Roberto Baciocchi St Petersburg Russia  1

05/03/2022 18:44-Momenti kur ushtari rus gjuan me armë civilin ukrainas dhe e plagos në këmbë

05/03/2022 18:16-Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve

2022/03/192855190_10165202883765574_8388975194927375062_n.jpg

Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh të hënën.

Negociatori ukrainas, David Arakhamiya përmes një mesazhi në Facebook tha se bisedimet për përfundimin e armiqësive do të rifillonin, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Të enjten, të dyja palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftimi. Megjithatë ka pasur vonesa në zbatimin e tyre.

05/03/2022 18:12-Rusia merr nën kontroll një spital psikiatrik me 670 persona në Borodyanka

2022/03/806x378-russian-forces-take-over-psychiatric-hospital-in-central-ukraine-governor-says-1646496882366.jpg

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll një spital psikiatrik me 670 pacientë dhe personel në Borodyanka, tha guvernatori i Kievit.

“Sot ne nuk e kuptojmë se si t'i evakuojmë këta njerëz, si t'i ndihmojmë ata”, tha Oleksiy Kuleba.

“Atyre po u mungon uji dhe ilaçet”, shtoi ai. “Këta janë njerëz me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme... shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat prej vitesh”, pohoi Kuleba.

05/03/2022 17:50-Kryeministri izraelit "fshehurazi" ka udhëtuar drejt Rusisë për ta takuar Putinin

2022/03/KBG_GPO462.jpg 149:"ראש הממשלה נפתלי בנט נפגש עם נשיא רוסיה ולדימיר פוטין בסוצ'י, רוסיה Photo by Kobi Gideon / GPO 11:"Kobi Gideon

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett udhëtoi fshehurazi drejt Moskës.

Ai pritet që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

05/03/2022 17:31-Evakuimet e civilëve nga Mariupol dhe Volnovakha nuk do të ndodhin të shtunën, thotë Kryqi i Kuq

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditus se evakuimet e civilëve nga Mariupol dhe Volnovakha nuk do të vazhdojnë sot siç ishte planifikuar, pasi operacionet u shtynë nga autoritetet ukrainase duke përmendur granatimet e vazhdueshme ruse në zonë.

"Ne kuptojmë se operacionet e kalimit të sigurt nga Mariupol dhe Volnovakha nuk do të vazhdojnë sot", njoftoi organizata humanitare përmes Twitterit.

“Ne mbetemi në dialog me palët për kalimin e sigurt të civilëve nga qytete të ndryshme të prekura nga konflikti”, thuhet në deklaratë.

05/03/2022 17:11-Pse qyteti i Mariupolit është kaq i rëndësishëm në Ukrainë?

2022/03/Screenshot_1-30.png

Granatimet e vazhdueshme të Mariupolit nga Rusia nënkuptonin që një evakuim i planifikuar - duke ofruar shpresën e arratisjes për mijëra banorë - duhej anuluar.

Qyteti është nën zjarr të fortë prej ditësh, raporton televizioni publik britanik.

Por pse është kaq i rëndësishëm strategjik? - Lexoni KËTU

05/03/2022 17:00-Pamjet e para të pilotit të kapur rob pas rrëzimit të aeroplanit rus në Nikolaev

05/03/2022 16:48-Pse Bill Gates nuk ka thënë asgjë për pushtimin rus të Ukrainës?

2022/03/Gates.jpg

Pavarësisht se është veçanërisht i zëshëm pas shpërthimit të COVID-19, Bill Gates nuk ka shprehur asnjë mendim rreth pushtimit rus të Ukrainës në ditët e fundit.

Në fakt, Gates nuk ka postuar asgjë në Twitter që nga e enjtja e kaluar, 24 shkurt, që ishte pikërisht dita kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një operacion ushtarak kundër vendit fqinj... për më shumë.

05/03/2022 16:45-Abazoviq i premton Escobarit: Qeveria e re malazeze do të punojë edhe më shumë për të shtypur agresionin rus

2022/03/FOTO.jpg

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të 43-të të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nëse ajo formohet, pushteti i ri ekzekutiv do të marrë disa vendime të cilat do t’u ofrojnë mbështetje edhe më të fortë aleatëve për të shtypur agresionin rus.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria pas bisedimeve të Abazoviqit me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky i fundit tha se Mali i Zi mund të llogarisë në ndihmën e Shteteve të Bashkuara... më shumë.

05/03/2022 16:25-Imazhe të refugjatëve ukrainas në Poloni

2022/03/lcimg-f6b9570e-6991-4b1e-9c84-6f1f7a46ddc3.jpg

Fotografitë kapin skenat brenda një qendre pritjeje refugjatësh në Korczowa në kufirin ukrainaso-polake.

Dhjetëra refugjatë ukrainas janë fotografuar të ulur në shtretërit e kampit dhe në dyshemenë brenda ndërtesës, pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Kuptohet se të paktën 1.3 milion ukrainas kanë hyrë në vendet fqinje që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, rreth gjysma e të cilëve janë në Poloni.

lcimg 996b3cc4 4828 4a71 b675 b15cfb90ddaa

lcimg b6951b9c dd1c 4c55 8b94 eb090b8088d8

05/03/2022 16:14-Të paktën 351 civilë ukrainas të vrarë në konflikt, njoftoi OKB-ja

2022/03/7ac2abdd-94f4-4fe3-b6a6-46dad4894a4c-1.jpg 388:"A medical worker reacts after he failed to save the life of Marina Yatsko's 18 month-old son Kirill, who was fatally wounded by shelling, at a hospital in Mariupol, Ukraine, Friday, March 4, 2022. (AP Photo/Evgeniy Maloletka) A medical worker reacts after failing to save the life of an 18-month-old boy who was wounded by shelling in Mariupol, Ukraine on March 4. (Evgeniy Maloletka/AP) 2:"AP

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 351 civilë janë vrarë dhe 707 janë plagosur që nga lufta me Rusinë që shpërtheu në Ukrainë dhjetë ditë më parë.

Megjithatë, agjencia pranon se numri ka të ngjarë të jetë "dukshëm më i lartë"... më shumë.

05/03/2022 15:38-Publikohen pamjet brenda centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë pak minuta para granatimit rus

05/03/2022 14:58-Putin: Sanksionet e Perëndimit janë të ngjashme me shpallje të luftës

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet e Perëndimit që janë vënë kundër Rusisë, janë të ngjashme me deklaratë lufte, pasi me çdo kusht Putin po tenton të mbrojë vendimin e tij për pushtimin e Ukrainës. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 14:34-Ushtari ukrainas pretendon se me armën anti-tank NLAW, mund të shkatërrojë pesë tanke ruse për pesë minuta

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shpërndarë rrëfimin e një ushtari 23-vjeç i identifikuar si Maksim, i cili është pjesëtarë i brigadës Konstantin Ostroshk.

Maksim prej tre vitesh është përgatitur për këtë moment, thonë kolegët e tij nga ushtria ukrainase. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 14:13-Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës vret një anëtar të ekipit negociues, dyshohej për tradhti

Mediat ukrainase raportojnë se një anëtar i delegacionit të këtij vendi që u takua me anëtarët e delegacionit rus, është qëlluar për vdekje nga zyrtarë të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 13:45-Takimi emocionues i ushtarit ukrainas dhe të birit të tij

05/03/2022 13:31-Lavrov: Rusia po bëhet gati për raundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mbajtur një konferencë për media në Moskë, ku ka bërë të ditur se vendi i tij po bëhet gati për raundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 13:18-Ukrainasit protestojnë kundër pushtimit në Kherson, trupat ruse shtien me armë për t’i frikësuar – por e kotë

05/03/2022 13:17-Ushtria ukrainase ia merr rusëve tanket në Kharkiv

1 65

2 16

3 6

05/03/2022 12:41-Shtyhet evakuimi i civilëve nga Mariupoli, autoritetet ukrainase akuzojnë Rusinë për shkelje të armëpushimit

Kjo po ndodhë si rezultat i mosrespektimit të armëpushimit dhe hapjes së korridoreve humanitare, pasi forcat ruse vazhdimisht po granatojnë nga të dyja anët e qytetit. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 12:15-Autoritetet ukrainase planifikojnë evakuimin e mbi 200 mijë civilë nga Mariupoli dhe Volnovakha

Ukraina planifikon të evakuojë 200 mijë civilë nga Mariupoli dhe 15 mijë nga Volnovakha.

9 mijë civilë është paraparë të largohen nga Mariupoli, qyteti port në jug të Ukrainës, nëse armëpushimi respektohet. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 10:58-Momenti kur helikopteri luftarak i ushtrisë ruse goditet nga predha ukrainase

05/03/2022 10:18-Autoritetet ukrainase thonë se 10 mijë ushtarë rusë janë vrarë

Forcat e armatosura të Ukrainës, vazhdimisht ndajnë të dhënat më të reja sa i përket humbjeve që ia shkaktojnë agresorit, në ditën e dhjetë të fillimit të pushtimit të Ukrainës. Për ta lexuar lamin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 09:47-Kryetari i Mariupolit: Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të fillojmë evakuimin

Kryetari i qytetit ukrainas Mariupol, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë prekëse pas lajmit për hapjen e korridoreve humanitare në qytetin e tij. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 09:15-Arrihet marrëveshja e armëpushimit dhe hapjes së korridoreve humanitare në dy qytetet ukrainase

Më herët ishte raportuar për një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare në dy qytetet në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha, që e kishin konfirmuar zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes – ndërsa tani për një armëpushim është pajtuar edhe pala ukrainase. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 08:31-PayPal ndërpret të gjitha shërbimet në Rusi

Shërbimi i pagesave PayPal ka konfirmuar se më nuk do të operoj në Rusi, pasi ky vend filloi pushtimin e Ukrainës dhe sot kanë hyrë në ditën e dhjetë ku po zhvillohen luftime të ashpra. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

05/03/2022 08:09-Pamje të verifikuara: Helikopterët rusë qëllojnë në qytetin port të Mariupolit në Ukrainë

Rrjeti televiziv BBC shkruan se ka verifikuar pamjet e helikopterëve sulmues rusë që gjuanin në qytetin port të Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.

05/03/2022 07:58-Supermarketet e mëdha ukrainase bojkotojnë Coca-Cola-n për shkak të siç thuhet "refuzimit për t'u larguar nga tregu rus"

Disa supermarkete të mëdha në Ukrainë kanë filluar me bojkotimin e Coca-Cola-n për shkak të siç thuhet "refuzimit për t'u larguar nga tregu rus".

Rrjetet e shpërndarjes së Fozzy Group kanë ndaluar shitjen e produkteve të Coca-Cola në Ukrainë.

Ka qenë shërbimi për shtyp i kompanisë që ka bërë këtë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

05/03/2022 07:05-Senati amerikan do të ketë një 'takim' me Zelenskyn përmes Zoom

Senati i Shteteve të Bashkuara është ftuar të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes Zoom, thonë raportet.

Zelensky ka qenë në kontakt me presidentin Joe Biden, por kjo do të jetë hera e parë që Senati në tërësi do të flasë me udhëheqësin ukrainas që kur Rusia filloi agresionin më shumë se një javë më parë.

Javën e kaluar, ambasadorja amerikane e Ukrainës, Oksana Markarova u takua me anëtarët e Senatit dhe tha se vendi i saj kishte nevojë urgjente për më shumë furnizime për të luftuar Rusinë. /Telegrafi/

05/03/2022 07:01-Samsung pezullon shitjet në Rusi

Samsung Electronics është bërë kompania e fundit që ka pezulluar dërgesat në Rusi dhe ka njoftuar se do të dhurojë 6 milionë dollarë për përpjekjet humanitare në Ukrainë.

Kjo kompani ndjek hapat e Microsoft që pezulloi shitjet të premten dhe një mori biznesesh të tjera - duke përfshirë shtëpinë luksoze franceze të modës Chanel, H&M, IKEA dhe Nike - të cilët kanë ndaluar shitjet brenda vendit. /Telegrafi/

05/03/2022 00:36-“Bixhozi i rrezikshëm i Putinit”: Çfarë do të ndodhte nëse Rusia do ta humbiste luftën?

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një gabim strategjik duke pushtuar Ukrainën. Ai ka keqvlerësuar “zërin politik” të vendit, i cili nuk ishte duke pritur të çlirohej nga ushtarët rusë.

Ai ka keqvlerësuar Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe një numër vendesh – duke përfshirë Australinë, Japoninë, Singaporin dhe Korenë e Jugut – që të gjitha ishin të afta për veprim kolektiv para luftës dhe të gjitha tani janë të prirura për humbjen e Rusisë në Ukrainë.

Dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre po i imponojnë Moskës kosto të rënda.

Çdo luftë është një betejë për opinionin publik dhe lufta e Putinit në Ukrainë – në një epokë të imazheve të masmedias – e ka identifikuar Rusinë me një sulm të paprovokuar ndaj një fqinji paqësor, me vuajtje masive humanitare dhe me krime të shumta lufte.

Për të lexuar shkrimin i cili tregon se çfarë do të ndodhte nëse Rusia do ta humbiste luftën, klikoni KËTU.

05/03/2022 00:32-Kryeministri britanik tregon pse sheh një “analogji të ngushtë” midis Putinit dhe Millosheviqit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha në një intervistë sot se ai sheh një “analogji të ngushtë” midis presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, i cili u akuzua për krime lufte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johnson është pyetur nëse Putini është një kriminel lufte dhe a duhet që Perëndimi të aspirojë ta vendosë këtë kriminel lufte përpara një gjykate ndërkombëtare, si gjyqi i Millosheviqit apo i Nurembergut.

Dhe në këtë drejtim, kryeministrit britanik ka thënë se ajo që ai sigurisht beson është se ka një analogji të ngushtë midis sjelljes së Putinit dhe viteve të fundit të Slobodan Millosheviqit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 23:16-Bloomberg dhe CNN do të ndalojnë transmetimin në Rusi

CNN ka ndaluar transmetimin në Rusi pasi Vladimir Putin nënshkroi një dekret që mund t'i burgoste njerëzit deri në 15 vjet nëse përhapnin informacione "të rreme" për forcat e armatosura të Rusisë.

Një zëdhënës i CNN tha: "CNN do të ndalojë transmetimin në Rusi ndërsa ne vazhdojmë të vlerësojmë situatën dhe hapat tanë të ardhshëm për më tej".

Bloomberg News ka thënë se do të ndjekë shembullin e njëjtë, gjithashtu.

“Me keqardhje të madhe kemi vendosur të pezullojmë përkohësisht mbledhjen tonë të lajmeve brenda Rusisë”, tha të premten kryeredaktori i Bloomberg, John Micklethwait.

"Ndryshimi në kodin penal, i cili duket se është krijuar për të kthyer çdo reporter të pavarur në një kriminel, e bën të pamundur vazhdimin e çdo ngjashmërie të gazetarisë normale brenda vendit". /Telegrafi/

04/03/2022 23:09-NATO refuzon krijimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, Zelenskiy i pakënaqur vlerëson se kjo do të thotë më shumë bombardime

Ministrat e Jashtëm të NATO-s të premten (4 mars) thanë se nuk do të krijonin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë ose nuk do të përfshinin trupat e tyre në ndonjë ndërhyrje atje, por premtuan ndihmë të tjera për Kievin.

“Aleatët bien dakord se nuk duhet të kemi aeroplanë të NATO-s që veprojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës ose trupa të NATO-s në territorin e Ukrainës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit, përcjell Telegrafi.

Dhe lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 21:57-Zelensky: Mos heshtni – sepse nëse Ukraina nuk mbijeton, e gjithë Evropa nuk do të mbijetojë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim me video për protestuesit kundër luftës në disa qytete evropiane.

Në një lutje, ai u kërkoi evropianëve të dalin në rrugë dhe të mbështesin Ukrainën, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 21:34-SHBA-ja dhe aleatët e saj kritikojnë Rusinë në OKB për sulmin ndaj termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

2022/03/Ukraine111.png

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kritikuan ashpër Rusinë të premten në Kombet e Bashkuara për goditjen dhe marrjen nën kontroll të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë – që gjendet në Ukrainë – dhe disa kërkuan që Moska të mos lejojë që një sulm i tillë të përsëritet.

Shumë nga 15 të dërguarit e Këshillit të Sigurimit shprehën “shqetësim të madh” dhe tronditje, duke paralajmëruar kundër mundësisë së përsëritjes së katastrofës së Çernobilit të vitit 1986 – një aksident bërthamor në Ukrainë, kur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik të atëhershëm, i konsideruar si më i keqi në histori... për më shumë.

04/03/2022 20:55-Pas Facebook, Rusia ka bllokuar edhe Twitter-in

Rrjeti social Twitter është bllokuar në Rusi, sipas agjencisë së lajmeve Interfax - pak më shumë se një orë pasi u njoftua se qasja në Facebook ishte ndërprerë gjithashtu.

Lëvizjet do të nënkuptojnë se rusët e zakonshëm do të kenë edhe më pak qasje në informacione rreth konfliktit në Ukrainë nga burime të jashtme.

Vladimir Putin i Rusisë sapo ka nënshkruar një dekret që do të dënojë deri në 15 vjet burg personat që përhapin lajme "të rreme" për luftën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është "thellësisht e shqetësuar" për përpjekjet e Rusisë për të mbytur informacionin për qytetarët e saj. /Telegrafi/

04/03/2022 20:20-Rusia bllokon disa faqe në internet, në mesin e tyre edhe Zëri i Amerikës e BBC

Rusia ka bllokuar faqet e internetit, brenda territorit të saj, të disa organizatave të huaja mediatike, mes së cilave Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, BBC dhe Deutsche Welle, duke i akuzuar ato për përhapje të informacionit të rremë në lidhje me luftën e saj në Ukrainë.

Agjencia ruse që mbikëqyr mjetet e informimit ‘Roskomnadzor’ tha të premten se arsyeja për kufizimet është se këto organizata mediatike kanë përhapur gënjeshtra sipas saj mbi thelbin e operacionit special ushtarak në Ukrainë, formën e tij, metodat e operacioneve luftarake (sulmet ndaj popullatës, goditjet në infrastrukturën civile), humbjet e forcave të armatosura ruse dhe viktimat civile.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 19:50-Rusia bllokon qasjen në Facebook

Rregullatori rus i medias ka bllokuar qasjen në Facebook për përdoruesit në këtë vend.

Ky veprim do ta bëjë më të vështirë për qytetarët rusë qasjen në burime të jashtme informacioni dhe lajmesh rreth konfliktit në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

Rusia kishte vendosur tashmë kufizime të reja të ashpra për gazetarët në vend, me dënime deri në 15 vjet burg për ata që publikojnë "lajme të rreme" për luftën.

Narrativa "zyrtare" shtetërore nuk i referohet konfliktit si një "pushtim" ose "luftë", përkundrazi e quan atë një "operacion special" për "de-nazifikimin" e Ukrainës - pavarësisht se presidenti ukrainas është hebre.

Vendimi për Facebook gjithashtu ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë mobilizimin për protesta për kundërshtarët e agresionit. /Telegrafi/

04/03/2022 19:39-Erdogan dhe Zelensky flasin në telefon

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Gjatë telefonatës u trajtuan lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit, tha Drejtoria e Komunikimit të Turqisë në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Më herët, Genadi Gatilov, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, përshëndeti një propozim turk për të krijuar një takim midis ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas.

Gatilov u citua të ketë thënë se ideja e mbajtjes së një takimi të tillë në Antalia të Turqisë gjatë 11-13 marsit ishte e mirë, njoftoi agjencia e lajmeve RIA. /Telegrafi/

04/03/2022 19:36-MB: Luftimet e ashpra në veri-perëndim të Kievit po vazhdojnë

Luftimet e ashpra në veri-perëndim të kryeqytetit ukrainas Kiev kanë vazhduar.

Madje, atje ka shumë të ngjarë të ketë luftime të reja rreth aeroportit Hostomel, tha Britania e Madhe në një përditësim të inteligjencës.

"Kjo është afër pjesës së përparme të kolonës ruse në periferi të qytetit. Kolona ka bërë pak përparim të dukshëm në më shumë se katër ditë", është thënë më tej. /Telegrafi/

04/03/2022 18:35-Blinken paralajmëron se Putini “do të hapë kutinë e Pandorës” për të gjithë botën

Sekretari Amerikan i Shtetit ka folur nga Brukseli, ku tha se "rreziqet këtu janë shumë reale", duke folur rreth agresionit rus në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antony Blinken tha se parimet e demokracisë dhe sovranitetit të vendeve paqësore tani janë "nën sulm" pas pushtimit rus të Ukrainës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 18:15-Gjermania ndan rrugët me Rusinë për bashkëpunim në hapësirë

2022/03/Satellite1.png

Një teleskop hapësinor i ndërtuar nga Gjermania që bën hartën më të madhe ndonjëherë të vrimave të zeza në univers është fikur, pasi Gjermania ndërpreu të gjithë bashkëpunimin shkencor me Rusinë në shenjë proteste për pushtimin e Ukrainës.

Teleskopi që gjurmon vrimat e zeza, i quajtur eROSITA, u lansua në vitin 2019 nga porti i hapësirës Baikonur në Kazakistan në bordin e satelitit “Spectrum-Roentgen-Gamma” të ndërtuar nga Rusia. Misioni u financua bashkërisht nga Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore (DLR) dhe agjencia ruse e hapësirës Roscosmos... për më shumë.

04/03/2022 17:28-Navalny u bën thirrje rusëve në mbarë botën të protestojnë më 6 mars, kundër agresionit në Ukrainë

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u tha rusëve të premten (4 mars) të protestojnë kundër agresionit në Ukrainë në qytetet ruse dhe në mbarë botën më 6 mars, dhe akuzoi presidentin Vladimir Putin se po turpëroi flamurin dhe gjuhën kombëtare ruse.

Sipas Euractiv, përcjell Telegrafi, Navalny, kundërshtari më i shquar vendas i Putinit, u tha rusëve në një postim në blogun e tij që të largonin frikën për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe të dilnin në sheshet e qyteteve të tyre edhe nëse ata tashmë janë të larguar nga Rusia.

“Tregojini botës se rusët nuk duan luftë. Dilni në sheshet e Berlinit, Nju Jorkut, Amsterdamit apo Melburnit, kudo që të jeni. Tani ne jemi të gjithë përgjegjës për të ardhmen e Rusisë. Për atë që Rusia do të jetë në sytë e botës”, tha ai në postim.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 16:46-Ne po bëjmë luftën e parë ‘hibride’ në botë – thotë shefi kibernetik i Ukrainës

Autoriteti i sigurisë kibernetike ukrainase thotë se vendi po lufton në fushën kibernetike, si dhe në terren.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky autoritet vlerëson se po përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike kundër qeverisë së saj dhe rrjeteve të infrastrukturës, ku qytetarët dhe zyrtarët tani janë në shënjestër.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 15:54-Mbi 1.2 milion ukrainas janë larguar drejt shteteve fqinje nga fillimi i invazionit rus

Më shumë se 1.2 milion qytetarë nga Ukraina janë larguar për në shtetet fqinje, që kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi gjatë 24 shkurtit, thuhet në raportim e Kombeve të Bashkuara. Për të lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 15:42-Para dhe pas, pamje që tregojnë sesi janë shndërruar qytetet ukrainase si rezultat i agresionit rus

lufta 2

lufta 3

lufta 4

lufta 5

lufta 6

lufta 7

lufta 8

04/03/2022 15:37-"Nuk është se dua të flas me Putinin, duhet të flas", Zelensky flet për një takim të mundshëm me presidentin rus

04/03/2022 15:02-Ambasada amerikane në Kiev, sulmet ruse në centralin bërthamor i cilëson krime lufte

04/03/2022 13:14-Klitschko viziton qytetarët e strehuar nëpër stacionet e metrosë së Kievit

04/03/2022 12:50-Autoritetet ukrainase publikojnë të dhënat më të fundit, sa i përket humbjeve që po u shkaktojnë rusëve

1 5

04/03/2022 12:36-Pas granatimit dhe marrjes nën kontroll të centralit bërthamor nga forcat ruse, Borrell kërkon takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas sulmit rus mbi centralin bërthamor në Zaporizhzhia. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 11:32-Lukashenko: Bjellorusia nuk do të marr pjesë në invazionin rus në Ukrainë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, po këmbëngul se forcat e armatosura bjelloruse nuk do të marrin pjesë në invazionin rus në Ukrainë.

Lideri bjellorus ka theksuar se forcat e armatosura të vendit të tij nuk po marrin pjesë në invazionin rus në Ukrainë, dhe as që do të marrin pjesë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 11:19-Senatori amerikan i bën thirrje rusëve të vrasin Putinin

Senatori amerikan Lindsey Graham, ka bërë thirrje që dikush në Rusi ta vret presidentin Vladimir Putin, ku me këtë veprim do t’i bënte një “shërbim të madh” Rusisë dhe pjesës tjetër të botës.

04/03/2022 10:58-Nënkryetari i qytetit ukrainas Mariupol, i kërkon NATO-s të dërgojë trupa ushtarake

Nënkryetari i qytetit ukrainas Mariupol, ka njoftuar se ky vend është nën sulme të vazhdueshme të trupave ruse.

Madje ai i ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të dërgojnë trupa në Ukrainë, pasi që Rusia nuk do të ndalet derisa sa vendin e tij ta shndërrojë në shkretëtirë dhe të vret shumë civilë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 10:33-Nga sulmet ruse në Chernihiv, vriten 47 persona

Autoritet ukrainase kanë njoftuar se 47 persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse, të mërkurën mbi qytetin Chernihiv.

Ekipet e shpëtimit janë detyruar të anulojnë përkohësisht operacionin e kërkim-shpëtimit, për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 10:22-Blinken: Ne nuk kërkojmë konflikt, por jemi gati nëse vjen tek ne

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në takimin e NATO-s me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel këtë mëngjes, ka thënë se “nuk janë duke kërkuar konflikt, por se janë të gatshëm nëse vjen tek ata”. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 10:12-Zelensky i mbijetoi të paktën tre tentim-vrasjeve, Putini dërgoi anëtarët e grupit paramilitar Wagner dhe çeçenët – por dështuan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka mbijetuar të paktën tre tentim-vrasjeve ditëve të fundit, shkruan Times.

Kjo e përditshme raporton se mercenarët rusë nga grupi paramilitar Wagner Group dhe forcat speciale çeçene, ishin dërguar në Ukrainë për ta eliminuar Zelenskyy, por për fat të mirë deri më sot nuk kanë pasur sukses. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 08:57-Televizioni rus ndërpret punën për shkak të presionit nga Kremlini, punonjësit lëshuan studion me brohoritjet “jo luftë”

04/03/2022 08:33-Musk paralajmëron se Starlink në Ukrainë mund të jetë në shënjestër të sulmeve

Elon Musk ka paralajmëruar se ka shumë mundësi që shërbimi satelitor i kompanisë Starlink në Ukrainë të jetë në shënjestër të sulmeve.

Musk tha se përdoruesit duhet "të vendosin kamuflazh të lehtë mbi antenë për të shmangur zbulimin vizual".

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 08:27-Ministria britanike e Mbrojtjes: Mariupoli akoma nën kontrollin e ukrainasve

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar të dhënat më të fundit nga inteligjenca sa i përket agresionit rus në Ukrainë.

Thuhet se qyteti i Mariupolit “mbetet nën kontrollin e ukrainasve, por që ka gjasa të jetë rrethuar nga forcat ruse. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

04/03/2022 08:25-Pak orë pas sulmit mbi të, forcat ruse kanë marrë centralin bërthamor në Ukrainë

Trupat ruse kanë marrë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, citohet të ketë thënë një autoritet lokal në mediat sociale.

Ndryshe, një zjarr shpërtheu në central më herët - në centralin më të madh në Evropë - pas një sulmi me granata nga rusët.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 08:02-Aty shpërtheu një zjarr, por sa serioz është kërcënimi në centralin bërthamor më të madh në Evropë?

Siç është raportuar më herët, një zjarr ka shpërthyer pranë një prej gjashtë reaktorëve bërthamorë në centralin Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.

Si pasojë, zyrtarët në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) si dhe qeveria e SHBA thuhet se kanë qenë në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.

Lidhur me rrezikun nga një shpërthim aty ka folur Graham Allison, një ekspert i sigurisë bërthamore në Universitetin e Harvardit.

Për të lexuar se çfarë ka thënë ai, klikoni KËTU.

04/03/2022 07:50-Momenti kur zjarri shpërtheu në centralin bërthamor më të madh në Evropë, në Ukrainë

Pamjet e ngadalësuara të kamerave të sigurisë nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia duket se tregojnë një zjarr në objektin më të madh bërthamor të Evropës.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes, klikoni KËTU.

04/03/2022 06:25-Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë konfirmuar se kanë arritur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë konfirmuar se kanë arritur të shuajnë zjarrin në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya - një lehtësim i madh për të gjithë në zonë dhe më gjerë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Ukraina tha në orët e para të së premtes se një sulm rus në centralin bërthamor bëri që një nga ndërtesat në uzinë - një objekt trajnimi pesëkatësh - të përfshihej nga flakët.

Vetë uzina nuk u prek, por kishte frikë se zjarri mund të përhapej nëse nuk frenohej shpejt.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 06:20-Rusët sulmojnë centralin bërthamor më të madh në Evropë – Zelensky, evropianëve: “Zgjohuni, ju lutem!”

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është goditur dhe aty ka zjarr, sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Enerhodar.

“Kërcënim për sigurinë botërore!!! Si pasojë e granatimeve të pamëshirshme nga armiku i ndërtesave dhe blloqeve të centralit bërthamor më të madh në Evropë, centrali bërthamor i Zaporizhzhisë është në flakë!!!”, ka thënë Orlov, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dhe pas kësaj, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

04/03/2022 00:05-Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë - çfarë pritet të ndodhë më pas?

2022/03/274916202_1009964506264615_7085295038625343048_n.png

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë, por pasojat tashmë janë katastrofale.

Në shtatë ditët që kur trupat ruse pushtuan fqinjin e tyre perëndimor, qindra njerëz janë raportuar të vdekur dhe një milion kanë ikur për të shpëtuar jetën e tyre.

KËTU mund ta lexoni analizën e plotë të CNN-it.

03/03/2022 23:50-Cila është situata sonte në të gjithë Ukrainën?

Kjo është situata në të gjithë Ukrainën sonte - Rusia po përparon në lindje dhe veçanërisht në jug.

lcimg 399c4cc6 2f95 4eef 8df0 87e80868b2a0

Porti i Mariupolit është nën sulm të vazhdueshëm, me qytetin që ka mbetur pa asnjë furnizim me ujë apo energji elektrike dhe kryetari i bashkisë tha se Rusia ka ndërprerë të gjitha lidhjet hekurudhore.

lcimg 5b295c2a ce26 4f50 b198 49bc13ca0544

Në perëndim, Rusia thotë se qyteti i Kherson është tani nën "kontrollin e plotë".

lcimg 808c382b 712d 499e 8a4f b2ce75e577b1

Ndërsa një grup anijesh ruse amfibe po shkojnë drejt portit të Odessa, sipas ushtrisë ukrainase.

lcimg 4eaff22e 4c9e 44cc a9b7 ed24e3ef082c

Shërbimet e urgjencës të Ukrainës kanë thënë se 33 persona u vranë në Chernihiv pasi një sulm ajror rus goditi dy shkolla dhe shtëpi.

lcimg f6bff8f6 094c 4de7 9fc7 4e3f4b783fc2

Qyteti i dytë i Kharkiv-it po sheh gjithashtu bombardime të vazhdueshme - dhe pjesa më e madhe e qendrës së qytetit është kthyer në rrënoja.

lcimg 1219a794 0afc 428e 8eff c3a663463f50

03/03/2022 23:40-Republika Çeke do të dërgojë qindra mitralozë në Ukrainë

2022/03/CZ-Czech-Army.jpg

Republika Çeke do të dërgojë pajisje shtesë ushtarake në Ukrainë për të ndihmuar vendin në betejën kundër Rusisë.

Paketa, e cila vlen 17 milionë korona (600 mijë euro), përfshin qindra mitralozë dhe pushkë sulmi dhe më shumë se 100 mijë fishekë... më shumë.

03/03/2022 23:18-Putin nuk mund të na vrasë shpirtin, thotë ish-presidenti ukrainas

2022/03/Screenshot_2-16.png

Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainas po vazhdon të qëndrojë në kryeqytet, Kiev dhe të tu ndal në ndihmë qytetarëve gjatë agresionit rus.

Ai ka dhënë një intervistë për BBC-në, ku ka pohuar se "i gjithë kombi po e mund Putinin", ndërsa u kërkoi bashkëqytetarëve që kurrë të mos dorëzohen... më shumë.

03/03/2022 23:00-Zjarr gjurmues në uzinën më të madhe atomike ukrainase - Zaporizhzhya

03/03/2022 22:42-Atasheu ushtarak kroat refuzon të marrë notën e protestës së Rusisë

2022/03/Screenshot_1-20.png

Shteti rus ka përgatitur një notë proteste ndaj Kroacisë, por të cilën ka refuzuar ta marr në formë të shkruar atasheu ushtarak i Kroacisë.

Atasheu ushtarak kroat sot në Moskë refuzoi të merrte një notë nga Ministria ruse e Mbrojtjes për shkak të gjoja së arritjes së 200 mercenarëve kroatë në Ukrainë.

Shikoni videon KËTU.

03/03/2022 22:21-Pamjet e fundit nga Ukraina

2022/03/lcimg-0dbcf85e-c95a-49b0-b8db-47336aa55537.jpg

lcimg 25c24936 8b8d 4ce0 8380 98c50f79516e

lcimg 691e2e48 c6dc 43df a7a1 a5ee6668e0c2

lcimg be601a16 80fc 4c60 a751 28a4f3f8bbeb

lcimg c1b5f31f 3dd3 4c33 b17f d162417dcbf7

03/03/2022 22:05-Ish-ministri i Jashtëm rus: Lufta në Ukrainë "një akt barbar"

2022/03/160929192013-andrei-kozyrev.jpg

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev e ka quajtur barbare luftën në Ukrainë.

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN-it, Kozyrev tha se “Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit”... më shumë.

03/03/2022 21:45-Javën e ardhshme mbahet raundi i tretë i negociatave midis Kievit dhe Moskës

Sipas fjalëve të këshilltarit të shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskit, Mikhail Podolyak, nuk do të ketë bisedime para fillimit të javës së ardhshme.

03/03/2022 21:24-"Ju lutemi përdoreni me kujdes" - Elon Musk paralajmëron ukrainasit rreth shërbimit satelitor Starlink

Elon Musk i Teslas ka paralajmëruar ukrainasit që të përdorin shërbimin satelitor Starlink të kompanisë së tij "me kujdes".

Musk, i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë, më parë i dhuroi Ukrainës një numër terminalesh interneti satelitor Starlink.

Ai tha se sistemi i komunikimit është "i vetmi jo-rus" që punon ende në vend dhe paralajmëroi se shanset për t'u shënjestruar janë të larta.

03/03/2022 20:50-Sekretari britanik i Drejtësisë, Raab: Nëse dënohet, Putin mund ta vuajë dënimin si Karaxhiqi në Britani

2022/03/1x-1-1.jpg

Sekretari i Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dominic Raab, është pyetur nëse do të mirëpriste Vladimir Putinin në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

“Të mos dalim prej vetes”, u përgjigj ai. “Ne duam të shohim Putinin të dështojë në Ukrainë”, pohoi britaniku.

I shtyrë të përgjigjej nëse do të kishte hapësirë në një burg në Mbretërinë e Bashkuar për presidentin e Rusisë, Raab tha se "Shiko, ne e kemi bërë këtë më parë - Charles Taylor, (Radovan) Karaxhiq, nëse (Slobodan) Millosheviq do të kishte mbijetuar, ai do të kishte përfunduar në një burg të sigurisë së lartë”... më shumë.

03/03/2022 20:23-SHBA-ja sanksionon shtatë oligarkë rusë - mesin e tyre edhe ish-aksionarin e Arsenalit

2022/03/Russian-billionaire.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar edhe disa oligarkëve rusë.

Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë pas vendosjes së sanksioneve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov.

KËTU është lista e atyre që janë sanksionuar në këtë raund.

03/03/2022 19:51-Britania e Madhe sanksionon edhe dy oligarkë rusë

2022/03/6d11bf09-5708-4fdd-99f4-288f6011623f.jpg

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar edhe dy oligarkë të tjerë rusë.

Bëhet fjalë për miliarderin rus të lindur në Uzbekistan, Alisher Usmanov, i cili dikur ishte aksionar në klubin anglez të futbollit Arsenal.

Gjithashtu është sanksionuar edhe ish-zëvendëskryeministri rus, Igor Shuvalov.

03/03/2022 19:23-Negociatori ukrainas konfirmon marrëveshjen me rusët

2022/03/mykhailo-podolyak.jpeg

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak thotë se "me keqardhje të madhe" bisedimet e fundit midis Rusisë dhe Ukrainës "nuk kanë arritur rezultatet që ne prisnim".

Por ai thotë se të dy palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat në "të ardhmen më të afërt".

“E vetmja gjë që mund të them është se kemi diskutuar në detaje për aspektin humanitar, sepse mjaft qytete tani janë të rrethuara”, thotë ai.

03/03/2022 18:53-Përfundon takimi i dytë mes ukrainasve dhe rusëve - arrihet vetëm një marrëveshje mes palëve

2022/03/Screenshot_1-17.png

Kanë përfunduar bisedimet e dyta mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë të mbajtur në afërsi të kufirit me bjelloruso-ukrainas.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve... më shumë.

03/03/2022 18:40-Macron: Putin refuzon të ndalojë tragjedinë në Ukrainë

2022/03/GettyImages-1222987308.jpg

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka treguar përmes rrjeteve sociale se për çfarë ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin.

Ai ka pohuar se rusit i ka kërkuar që të ndërprenë sulmet në Ukrainë, të cilën gjë e ka refuzuar Putin... më shumë.

03/03/2022 18:26-Putin me pretendime të çuditshme: Ne dhe ukrainasit jemi një popull, Rusia po i lufton neo-nazistët

2022/03/https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_220216131509-putin-0215.jpg

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka folur rreth pushtimit në Ukrainë.

Putin thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, por se ukrainasit janë “kërcënuar dhe disave u është shpëlarë truri”... më shumë.

03/03/2022 17:56-"Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?" - Zelensky fton në takim Putinin

2022/03/275146945_684030426368694_8090692839567838745_n.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin janë "e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë".

"Unë nuk kafshoj, nga çfarë keni frikë?", Zelensky iu drejtua Putinit... më shumë.

03/03/2022 17:41-Zelensky dëshiron bisedime të drejtpërdrejta Putinit - NATO-s i kërkon aeroplanë luftarakë

2022/03/1238744768.0.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë për shtyp - ku i bëri thirrje Perëndimit që t'i dërgojë aeroplanët luftarakë.

Ai gjithashtu ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin... më shumë.

03/03/2022 17:31-Ukrainasit në mbrojtje të centralit më të madh bërthamor në Evropë

2022/03/Image-1L-2.jpg

Enerhodar, vendndodhja e objektit më të madh të energjisë bërthamore në Evropë, ka thënë se forcat ruse janë në buzë të qytetit dhe se trupat ukrainase po luftojnë për ta mbrojtur atë.

Vendi është një qendër kryesore energjetike në jug të vendit në lumin Dnieper dhe furnizon rreth një të katërtën e energjisë së Ukrainës nga centrali bërthamor Zaporizhzhia... më shumë.

03/03/2022 17:16-Gjermania duhet të ngrijë asetet e oligarkëve rusë "menjëherë", kërkon Ministri gjerman i Ekonomisë

2022/03/60748098_101.jpg

Gjermania duhet të ngrijë menjëherë asetet e oligarkëve rusë si pjesë e sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, kërkoi të enjten ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

"Pasuritë e oligarkëve duhet të ngrihen menjëherë dhe unë supozoj se agjencitë përkatëse të qeverisë federale do të ndërmarrin hapat e nevojshëm", tha Habeck para gazetarëve në Berlin pas bisedimeve me drejtuesit e biznesit gjerman... më shumë.

03/03/2022 17:12-Raportimi për agresionin rus në Ukrainë: BBC dhe CNN janë burimet më të cituara nga mediat në Kosovë dhe Shqipëri

2022/03/675b142bf6c9c808285e830454bd12ba.jpg

Pikasa Strategic Insight, është kompani që merret me Analizimin e të Dhënave, dhe përgjatë muajit shkurt ka monitoruar mediat lidhur me raportimin për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Sipas Pikasa-s janë monitoruar 500 media digjitale në Shqipëri dhe Kosovë, kurse në total 2.000 media nga Ballkani Perëndimor (Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi)... më shumë.

03/03/2022 16:53-Putin i tha Macronit se do të vazhdojë luftën në Ukrainë

2022/03/Putin_Macron_phone-conversation.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez, Emmanuel Macron se do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë gjatë një telefonate 90-minutëshe mes dy liderëve shtetëror.

"Kjo bisedë është për fat të keq një mundësi për të dëgjuar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe do të shkojë deri në fund", tha një burimi i Pallatit Elysee... më shumë.

03/03/2022 16:33-Britania paralajmëron sanksione edhe më të ashpra ndaj Rusisë

2022/03/Screenshot_3-11.png

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka pohuar se do të 'bëjë më shumë' për të sanksionuar Rusinë.

Duke folur nga Lituania, Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është "absolutisht e vendosur" për të vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë.

Ajo tha se rreth 100 individë dhe organizata janë sanksionuar tashmë dhe ka një listë të mëtejshme që po punohet.

03/03/2022 16:18-Tre pikat e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak ka treguar në rrjetet sociale edhe tre pikat e axhendës.

1. Armëpushimi i menjëhershëm
2. Marrëveshje pas armëpushimit
3. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht.

03/03/2022 16:10-Ukrainasit dhe rusët shtrëngojnë duart para fillimit të bisedimeve

Delegacioni ukrainas dhe rusë po vazhdojnë bisedimet në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Para fillimit të bisedimeve bie në sy se përfaqësuesit e të dyja palëve i japin dorën njëra-tjetrës.

https://twitter.com/I_Katchanovski/status/1499408303826386948

03/03/2022 15:55-Bisedimet e paqes kanë filluar, thotë Ukraina

2022/03/Screenshot_1-15.png

Bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas kanë filluar në Bjellorusi, tha këshilltari presidencial i Ukrainës.

Ukraina shpreson se bisedimet mund të përfundojnë me një armëpushim, megjithëse ekspertët besojnë se Rusia po bën kërkesa të paarsyeshme që do të jenë pothuajse të pamundura për t'u përmbushur.

03/03/2022 15:07-Protestat vazhdojnë në Rusi – por çfarë efekti mund të kenë ato?

Çdo ditë që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë, njerëzit kanë protestuar në rrugë, të neveritur nga agresioni i kryer në emër të vendit të tyre.

Shumë prej tyre tërhiqen zvarrë dhe ndalohen nga policia; këtë mëngjes autoritetet paralajmëruan sërish se pjesëmarrja në një protestë të paligjshme ku ka “dhunë” mund të sjellë deri në tetë vjet burg.

Për të lexuar shkrimin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 15:06-Gjenerali i lartë rus që u dekorua për rolin e tij në aneksimin e Krimesë raportohet se është vrarë në Ukrainë

Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë gjatë agresionit në Ukrainë, sipas mediave lokale të lajmeve duke cituar një postim në mediat sociale nga kolegu i tij.

Mediat ukrainase të lajmeve po raportonin se Andrei Sukhovetsky, zëvendës komandanti i Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 41-të të Qarkut Ushtarak Qendror, ishte vrarë të mërkurën.

Mediat cituan një postim që njoftonte vdekjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një deputet i grupit të veteranëve rus, Vëllazëria Luftarake.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 14:34-Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka dhënë përditësimin e saj të fundit të hartës se nga po sulmojnë trupat ruse në Ukrainë

03/03/2022 14:31-Ukraina synon të sigurojë korridoret humanitare në bisedimet me Rusinë

Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve ukrainase dhe ruse do të fillojë në Bjellorusi në orën e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare - rrugë për civilët për t'i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti.

Kjo është thënë nga negociatori ukrainas Davyd Arakhamia, i cili postoi një përditësim të shkurtër në Facebook së bashku me një foto të tij dhe një kolegu përpara një helikopteri.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 14:22-Gazetari australian largoi nga studioja pro-rusin që gjendej në audiencë – pas pretendimeve të tij rreth agresionit në Ukrainë

Një anëtari pro-rus të audiencës i është kërkuar të largohet nga një studio televizive pasi një pyetje e tij në lidhje me agresionin rus të Ukrainës nxiti reagime.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prezantuesi Stan Grant i kërkoi Sasha Gillies-Lekakis të largohej nga studio pasi ai kishte bërë më parë një pretendim se si Rusia po portretizohet në media.

Për të lexuar dhe parë se si rrodhi ngjarja, klikoni KËTU.

03/03/2022 14:06-Qendra e Kharkiv pas granatimeve ruse, qyteti i dytë më i madh ukrainas

03/03/2022 12:39-Ukraina tregon dëmet që ia ka shkaktuar ushtrisë ruse, deri më sot

Derisa Ukraina ka hyrë në ditën e tetë duke u përballur me një agresion rus, autoritetet atje thonë se megjithatë, i kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave të Vladimir Putinit.

Në këtë drejtim, sipas të dhënave të fundit të Forcave të Armatosura në Ukrainë, janë vrarë 9,000 trupa ruse, janë shkatërruar 30 aeroplanë luftarakë, 31 helikopterë, 217 tanke, 900 automjete të blinduara, 90 njësi artilerie, 42 sistem kundërajrore, si dhe 374 mjete të lehta patrulluese. /Telegrafi/

te dhenat e fundit

03/03/2022 12:24-Manovra e radhës e Dodik, u përpoq të ndikonte në votën e ambasadorit të BeH në OKB për rezolutën rreth Ukrainës – u ndihmua nga rusët

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik krijoi një precedent skandaloz në politikë kur u përpoq të ndërhynte në Kombet e Bashkuara (OKB) përmes një vendi tjetër - Misionit të Federatës Ruse.

Këtë e konfirmon një letër e ambasadorit rus në OKB, Vassily Nebenzi, i cili më 28 shkurt ia përcjell letrën e Dodikut, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ai përfitoi gjithashtu nga rasti për të kritikuar ambasadorin e BeH, Sven Alkalaj.

Për të lexuar lajmin e plotë ku do të zbuloni se çfarë kishte shkruar Dodik, përkatësisht letrën e zbuluar nga mediat boshnjake, klikoni KËTU.

03/03/2022 11:38-Policia ruse arreston edhe fëmijët dhe të moshuarit që vendosën lule në ambasadën e Ukrainës në Moskë

Pesë fëmijë dhe një grua e moshuar janë në mesin e rusëve që janë arrestuar për protesta kundër luftës në Ukrainë.

03/03/2022 10:57-Si një rrufe: Kamera televizive kapi ‘shpërthimin më të madh që kemi parë ndonjëherë’ në qiellin mbi Kiev

03/03/2022 10:48-Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është paraqitur në një konferencë shtypi në Moskë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore - dhe Lavrov vazhdon duke thënë se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm "luftë bërthamore".

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 10:34-BMW detyrohet të ndalojë pjesën më të madhe të prodhimit të saj evropian ndërsa kriza e Ukrainës godet furnizimet me pjesë

BMW do të ndërpresë përkohësisht prodhimin në disa prej fabrikave të saj kryesore gjatë javës së ardhshme, sepse nuk mund të marrë pjesë urgjente të nevojshme nga furnitorët në Ukrainë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 10:13-Numri i pajisjeve ushtarake ruse të shkatërruara do të mjaftonte për të armatosur ushtritë e disa vendeve – thotë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka pohuar se vendi ka shkatërruar shumë pajisje të ushtrisë ruse.

Oleksiy Reznikov tha: "Ushtria jonë tashmë ka shkatërruar aq shumë pajisje armike sa do të ishte e mundur të armatoseshin ushtritë e disa vendeve”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 09:59-Irpin, afër Kiev-it. Pamjet nuk kanë nevojë për koment!

03/03/2022 09:24-Radiostacioni i pavarur rus Echo Moskvy u ndërpre nga regjimi i Putinit për shkak të mbulimit të sulmit në Ukrainë

Një nga radiostacionet më të vjetra të pavarura të Rusisë, Radio Echo, është ndërprerë të enjten, njoftoi bordi i saj i drejtorëve.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Echo, së bashku me TV Rain dhe Novaya Gazeta, ka qenë subjekt i kërcënimeve në rritje të censurës kundër disa mediave të pavarura të mbetura në vend pas agresionit rus të Ukrainës që filloi një javë më parë.

Të hënën, zyra e prokurorit të shtetit lëshoi një urdhër duke kërkuar që bordi rregullator Roskomnadzor të kufizojë qasjen në Echo për "thirrje për aktivitet ekstremist, dhunë", si dhe "informacion qëllimisht të rremë" mbi agresionin, duke çuar në mbylljen e stacionit. /Telegrafi/

03/03/2022 09:15-Mijëra ukrainas po udhëtojnë në të gjithë vendin duke kërkuar një vend të sigurt

https://twitter.com/SkyNews/status/1499275366745190401?s=20&t=8gSiOM5vQ4UYbj3KCnmLaA

03/03/2022 09:07-Zelensky me një tjetër fjalim të fuqishëm: Nëse rusët kanë hyrë diku, është e përkohshme – do t’i largojmë, të turpëruar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim tjetër të fuqishëm televiziv.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 08:46-Kush çfarë kontrollon në Ukrainë?

Screenshot 5 2

03/03/2022 08:42-Hungaria nuk do të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Hungaria nuk do të vërë veton ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, ka thënë kryeministri Viktor Orban, duke përshkruar uniteti i bllokut 27-anëtarësh është parësor në mes të luftës në Ukrainë.

Në një intervistë me faqen e lajmeve mandiner.hu, Orban tha se lidhjet e Hungarisë me Rusinë kanë qenë "të balancuara dhe të drejta" deri në të kaluarën shumë të afërt, por konflikti ka krijuar një situatë të re.

Ai shtoi se Budapesti dënon vendimin e Kremlinit për të pushtuar pa mëdyshje.

Megjithatë, ai tha se nuk kishte asnjë arsye për të ndërprerë lidhjet energjetike me Moskën.

03/03/2022 08:35-Ku kanë shkuar refugjatët ukrainas?

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) konfirmoi mbrëmë se mbi një milion ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa agresioni rus vazhdon.

Shumica kanë kërkuar strehim në vendet fqinje, me një numër të madh që kanë hyrë në Poloni, Hungari, Moldavi dhe Sllovaki, përcjell Telegrafi.

Por ku saktësisht kanë shkuar ata?

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

refugjatet

03/03/2022 08:24-Kharkiv mbetet në duart e Ukrainës – thotë Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka lëshuar një përditësim të inteligjencës këtë mëngjes pasi fillon java e dytë e agresionit rus.

Ajo thotë se qytetet e Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol "mbeten në duart e Ukrainës", pavarësisht granatimeve të rënda ruse në ditët e fundit, përcjell Telegrafi.

03/03/2022 08:17-Një raketë goditi një anije të Bangladeshit në portin ukrainas

Një raketë goditi në një anije të Bangladeshit në portin ukrainas

Videoja më poshtë, e publikuar nga parlamenti ukrainas, kap momentin kur një raketë godet një anije të Bangladeshit të ankoruar në portin verior të Detit të Zi, Olvia, përcjell Telegrafi.

Ukraina thotë se anija "po priste të ngarkohej" kur rusët filluan sulmin, duke vrarë një anëtar të ekuipazhit.

03/03/2022 08:12-Trupat ruse hyjnë në portin strategjik ukrainas të Khersonit

Mbrëmë, kryebashkiaku Igor Kolykhaev tha se ushtarët rusë kishin mbërritur në qytet dhe kishin shkelur në ndërtesën e administratës lokale.

Ai lëshoi një lutje urgjente për trupat armike që të mos qëllojnë civilët dhe t'i lejojnë ata të mbledhin trupat nga rrugët pas ditëve të luftimeve të ashpra, përcjell Telegrafi.

"Unë thjesht u kërkova atyre të mos qëllojnë mbi njerëzit", tha z. Kolykhaev. "Ne nuk kemi asnjë forcë ukrainase në qytet, vetëm civilë dhe njerëz këtu që duan të jetojnë".

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

ra1

03/03/2022 08:01-Granatimet vazhduan në Kiev edhe gjatë natës

Disa shpërthime të forta u raportuan në kryeqytetin ukrainas të Kievit në orët e para të mëngjesit të sotëm, megjithëse objektivi i këtyre shpërthimeve mbetet i paqartë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, alarmet për sulm ajror u lëshuan në shumë rajone të enjten.

Pamjet nga kryeqyteti tregojnë qiellin e natës të ndriçuar nga ndikimi i një shpërthimi rreth orës 2 të mëngjesit, ndërsa konflikti hyn në javën e dytë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

03/03/2022 07:51-Kopertina e re e TIME: Volodymr Zelensky dhe heronjtë e Kievit

03/03/2022 07:33-E gjithë ajo që ndodhi në tetë ditët e para të sulmit rus në Ukrainë

Për të parë përditësimet e tetë ditëve të para në mënyrë të detajuar, klikoni KËTU.