LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe vazhdon me avazin e vjetër

Lista Serbe vazhdon me avazin e vjetër

Kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore po vazhdojnë avazin e vjetër, duke mos pranuar të betohen para flamurit dhe para simboleve të Republikës së Kosovës.

Veprimet e tilla të Listës Serbe pritet që ta “bllokojnë” përsëri situatën në veri të vendit.

Ndonëse kishin paralajmëruar se do të japin dorëheqje në momentin që rizgjidhen përsëri, kryetarët e komunave veriore (Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) nuk kanë pranuar as të betohen para flamurit dhe para simboleve të Republikës së Kosovës.

Ata nuk janë paraqitur të enjten në seancën solemne në Kuvendin Komunal të komunave përkatëse, me ç’rast seanca është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Këtë gjë e ka konfirmuar zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Bashkim Cimili, i cili ka thënë që betimi i tyre pritet të ndodhë ditëve në vijim.

“Të enjten, në seancën e paraparë të mbahet më 30 maj, seanca për betimin e kryetarit nuk është mbajtur dhe është shtyrë për një afat të pacaktuar. Arsyet nuk i dimë, sepse nuk na është thënë asgjë, vetëm që është marrë vendim të shtyhet seanca në një afat të pacaktuar. Në fakt unë besoj që ata ditëve në vijim do të betohen”, ka thënë ai në një përgjigje për “Zërin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori