Lista Serbe ka njoftuar se ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Slavko Simiq, kanë dorëzuar padi kundër gazetarit Pleurat Salihu, pasi sipas tyre, i njëjti “pa asnjë provë” është deklaruar për sulmin në Leposaviq më 16 qershor.
Salihu i cili është në mesin e gazetarëve që ka pësuar lëndime të rënda nga sulmi i personave të maskuar, të shtunën ka akuzuar Slavko Simiqin se “iu ka dhënë urdhër grupeve kriminale serbe” për t’i sulmuar mediat.
Lista Serbe ka deklaruar se padia do të përfshijë edhe ministrin Elbert Krasniqi “për akuza të rreme dhe të pabaza” duke i etiketuar protestuesit si “udhëheqës të grupeve kriminale.”
“Përfaqësuesit e komunës së Leposaviqit në emër të Listës Serbe dënuan qartë dhe pa mëdyshje çdo sulm ndaj gazetarëve dhe theksuan se një trajtim i tillë është i papranueshëm dhe se ata gjithmonë dhe në çdo rast janë udhëhequr ekskluzivisht nga parimet e tilla. Populli serb në veri të Kosovës po vuan prej muajsh represionin dhe terrorin e përditshëm të Albin Kurtit dhe brutalitetin e pjesëtarëve të njësive të tij speciale të policisë së Kosovës të cilët ngacmojnë brutalisht popullin paqësor serb, duke provokuar tensione dhe duke arrestuar serbët pa asnjë provë dhe fajësi, si në rastin e Dushan Obrenoviqit, Rados Petroviqit, Milun Milenkoviqit, Nemanja Vllashkoviqit dhe Dalibor Spasiqit të cilët vuajnë pa asnjë faj”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Sipas Listes Serbe, Todiq dhe Simiq kanë “negociuar vazhdimisht me përfaqësuesit e KFOR-it pikërisht për të qetësuar tensionet në terren të ngritura nga veprimet e njëanshme dhe provokimet e vazhdueshme të Prishtinës”.
E në anën tjetër edhe gazetari Salihu ka paralajmëruar padi ndaj Smiqit, duke thënë se “i gjallë nuk kam me të lëshu duke të bërë padi, derisa drejtësia të vijë në vend”.
“Të hënën e ke padinë…Sa të kam jetë kam me të njekë me padi, kurrë nuk ta fali. Jo për plagën time, por për plagën që ia keni shkaktuar fjalës së lirë, raportimit të drejtë dhe urdhrin që e ke dhënë për sulmin ndaj mediave. Këtu shihesh duke u koordinuar. 2. Tre personave që komunikove me ta kur tu afruan dhe të thanë serbisht, ‘Imamo uruzie’. Dhe pastaj shkuan tek rrugica afër kafiterisë, që ju I thoni ‘kafana’. 3. Kur, me tu larguar vetura e ministrit Krasniqi, ke bërtit, ‘Udrite na mediama’, ti Sllavko Simiç. A ky ish-kryetari I Leposaviqit ka dhanë urdhër që të sulmohen vetura e ministrit. Për sot, kjo. Shihemi në Gjyq. I gjallë nuk kam me të lëshu duke të bërë padi, derisa drejtësia të vije në vend”, ka shkruar ai në Facebook.
Protestat në Leposaviq kanë eskaluar të premten pasi persona të maskuar kanë sulmuar ekipet e mediave të Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë gazetarë në Leposaviq janë sulmuar dhe se disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët