LAJMI I FUNDIT:

Lista “Guxo” nis drejtimin e vet, sot regjistrohet si parti politike

Lista “Guxo” nis drejtimin e vet, sot regjistrohet si parti politike

Sot shënohet një vjetori i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje cilës iu bashkua edhe Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit, arritën rezultat që u siguroi të merrnin shumicën parlamentare dhe krijimin e Qeverisë.

Por, pikërisht në ditën kur këto dy forca politike shënuar fitore më 14 shkurt 2021 në ditën e të dashuruarve, një vit pas ata kanë vendosur që të ndajnë rrugëtimin e tyre politik.


Lista “Guxo”, që deri tash ka qenë pjesë e listës së përbashkët me LVV-në në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, sot do të aplikoj në KQZ për regjistrim si subjekt politik.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar njëri nga iniciatorët e krijimit të Listës “Guxo”, Faton Peci, i cili aktualisht mbanë postin e ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kurti.

Ndryshe, Lista “Guxo” në kuadër të Grupit Parlamentar të LVV-së, momentalisht ka katër deputetë në Kuvendin e Kosovës, ata janë: Haxhi Avdyli, Doarsa Kica-Xhexhlili, Jeta Statovci dhe Burim Karameta.

Gjithashtu në kuadër të Listës “Guxo” janë edhe dy ministra në Qeverinë Kurti, ata janë Donika Gërvalla e cila udhëheq me MPJD-në dhe Faton Peci me ministrinë e Bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori