LAJMI I FUNDIT:

Lista e plotë e vendeve që i kanë dëbuar diplomatët rusë (Foto)

Lista e plotë e vendeve që i kanë dëbuar diplomatët rusë (Foto)

Pas Britanisë së Madhe, edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë nga SHBA-të, si dhe mbylljen e konsullatës ruse në Seattle, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani.

Vendet që kanë vepruar njësoj dita ditës është duke u rritur. Deri më tani mbi 20 shtete në tre kontinente kanë paralajmëruar se do të dëbojnë apo tashmë i kanë dëbuar diplomatët rusë, transmeton Telegrafi.


Numri total i diplomatëve të dëbuar është të paktën 116, kurse më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të vendet që i kanë dëbuar diplomatët e Kremlinit.

SHBA (60), Ukraina (13), Kanada (4), Franca (4), Gjermania (4), Polonia (4), Lituania (3), Çekia (3), Holanda (2), Italia (2), Danimarka (2), Spanja (2), Shqipëria (2), Australia (2), Estonia (1), Letonia (1), Rumania (1), Finlanda (1), Kroacia (1), Hungaria (1), Suedia (1), Norvegjia (1), Maqedonia (1) dhe Irlanda (1).

Pas vendimit të Trumpit, Donald Tusk ka njoftuar se 14 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë të njëjtin vendim, derisa Moska ka paralajmëruar se do t’i dëbojë 60 diplomatë amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori