Ky vit që po lëmë pas është i mbushur me ndodhi të shumta.

Ato që kanë spikatur më shumë kanë qenë dasmat, bashkimi i dy kundërshtarëve dhe sigurisht fama e VIP-ave përtej Shqipërisë.


Fotot e renditura më poshtë janë ato më të pëlqyerat ne Instagram që numërojnë mijëra klikime.

Getoar Selimi

Fotoja me Marina Vjollcën, që këtë vit u bë zyrtarisht bashkëshortja e tij është pëlqyer plot 64.974 herë.

foto 1 1

Era Istrefi

Këtë vit ka publikuar disa hite muzikore, por duket se më i pëlqyeri është ‘Redrum’. Këtë fakt e mbështesin edhe 70.360 pëlqimet në një nga fotot e xhirimeve.

foto 2

Marina Vjollca

Ajo është gjithashtu pjesë e klasifikimit, por  foto më pëlqyer është një nga momentet më të bukura të dasmës së saj me Getoarin. Kjo foto është pëlqyer nga 81.279 mijë ndjekës.

foto 3

Luana Vjollca

Ia ka kaluar Marinës këtë herë. Mesa duket protagoniste në dasmën e madhe nuk ka qenë vetëm nusja, por edhe motra e saj. Kjo e fundit me një nga fotot e shkëputura prej dasmës ka arritur 86.507 pëlqime.

foto 4

Ledri Vula

Ai ka arritur vendin e katërt me surprizën e vitit për të gjithë fansat e tij, bashkëpunimin me Noizy-in në një superhit. Foto e shkëputur nga xhirimet ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka arritur 99.036 mijë pëlqime.

foto 5

Enca

“Mbretëresha e Instagramit” këtëherë ka mundur të arrijë deri në vend të tretë, me postimin që ka bërë për 22 vjetorin e datëlindjes. Foto ka marrë 116.217 pëlqime.

foto 6

Noizy

Si mund t’i mungonte listës sonë Noizy i cili renditet i dyti me po të njëjtën foto të postuar edhe nga Ledri. Ketë herë klikimet arrijnë shifrën e 131.107 mijë pëlqimeve.

foto 7

Vendin e parë e zë një nga fotot e dasmave të vitit. Fotoja e postuar nga Xhensila Myrtezaj ka marrë plotë 133.062 pëlqime.

xhensilamyrtezaj 21224252 1717132868321358 4642563955657539584 n