LAJMI I FUNDIT:

Lista e 38 kandidatëve për asamble komunale që nuk e votuan as veten

Lista e 38 kandidatëve për asamble komunale që nuk e votuan as veten

KQZ sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale për kuvende komunale.

Në këtë garë zgjedhore kanë marrë pjesë një numër i madh i partive dhe shumë më tepër kandidatë për asamble komunale.


Mirëpo pavarësisht kësaj, shumë kandidatë që ishin në lista të subjekteve të ndryshme politike në tabelën përfundimtare të shpallur nga KQZ dalin pa asnjë votë.

Nisma Socialdemokrate është partia me më së shumti kandidatë për asamble komunale (16) që nuk e kanë votuar as veten.

Kjo së paku zyrtarisht pasi disa kandidatë edhe më parë ishin ankuar se janë të sigurt se “e kanë votuar së paku veten”, njofton Telegrafi.

Izabella Kamberaj, Vitore Nrejaj, Besart Smajlaj, Rita Bala e Flamur Krelani, të gjithë kandidatë të Nismës për Kuvendin Komunël të Gjakovës në rezultatet e KQZ-së figurojnë pa asnjë votë.

Fatin e tyre e kishin edhe bashkëpartiakët Behram Krasniqi, Venera Ademi, Fitim Azemi, Xhabir Krasniqi, Liridon Menxhiqi dhe Xhevdet Meniqi të gjithë kandidatë në Vushtrri.

Edhe Edonita Rashiti e Blerta Ramadani (Shtime), Jaldez Uka (Fushë Kosovë), Kosovare Krasniqi (Kaçanik), Blerina Kastrati (Kamenicë) poashtu nga Nisma nuk kanë marrë asnjë votë në zgjedhjet komunale.

Sa vota morën të gjithë kandidatët për kuvende komunale – KQZ publikon rezultatet
Lexo po ashtu Sa vota morën të gjithë kandidatët për kuvende komunale – KQZ publikon rezultatet

Edhe AAK ka një numër të madh kandidatësh për asamble komunale (11) që nuk kanë marrë asnjë votë.

Ermal Haliti, Qendresa Bajra, Valon Asllani, Kastriot Kaqkini, Qazim Thaqi kandidatë nga AAK në Skenderaj nuk kanë marrë asnjë votë.

Edhe Besart Kastrati e Ibish Demaku, kandidatë të AAK-së në Drenas nuk morën asnjë votë.

Pa vota dolën edhe kandidatët tjerë të AAK-së Elhame Halili(Dragash), Ismet Halimi (Fushë Kosovë), Shqipe Shahini (Kaçanik), Rrahman Hasani (Mitrovicë).

Edhe subjektet më të mëdha politike kishin kandidatë (PDK – 7 dhe LVV – 4 ) që nuk arritën të marrin as edhe një votë në zgjedhje komunale.

PDK garoi me disa kandidatë në komunat veriore por një pjesë e tyre në fund dolën pa vota.

Kështu Sadri Emini (Kllokot), Vlora Behrami (Leposaviq), Njazim Hasani (Zubin Potok) nuk kishin asnjë votë.

Disa kandidatë të PDK-së, edhe në komuna shqiptare rezultuan dolën se nuk e votuan as veten.

Blerta Hoxha e Agolind Isufaj kandidatë të PDK-së në Junik nuk morën asnjë votë.

Pas certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, LDK del partia më e votuar në nivel vendi
Lexo po ashtu Pas certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, LDK del partia më e votuar në nivel vendi

Edhe Mimoza Hamiti e Ardian Binaku (PDK Obiliq) poashtu dolën pa vota.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje garoi me disa kandidatë në Mamushën e banuar me minoritarë, por disa prej tyre dolën pa vota.

Nazli Krasnic, Gazmen Krasniq e Zejnep Zogaj garuan në Mamushë me logon e LVV-së por nuk morën asnjë votë.

Fatin e bashkëpartiakëve e pati edhe Albulena Ferizi që garoi në Zubin Potok.

Edhe kandidatë të AKR-së, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim apo partive tjera minoritare që ishin në lista zgjedhore, kanë dalë pa asnjë votë sipas KQZ-së.

Në bazë të dhënave nga KQZ rreth 70 mijë vota për kuvende kumanale kanë rezultuar të pavlefshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori