LAJMI I FUNDIT:

Lironte të dënuar në këmbim të pagesës, dënohet me 3 vite burg ish gjyqtarja e Krujës

Lironte të dënuar në këmbim të pagesës, dënohet me 3 vite burg ish gjyqtarja e Krujës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar sot ish gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha me 3 vite burg, nga të cilat ajo do të kryej 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Një vit pas arrestimit të saj, ish gjyqtarja e Krujës u arrestua në sallën e gjyqit, pasi nga përgjimet doli se lironte të dënuar nga qelia kundrejt pagesës. Ajo u shpall fajtore nga Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe shpërdorim detyre.


GJKKO ka dënuar gjithashtu avokatin Aldo Tabaku me 4 vite burg, i cili luante rolin e sekserit për të ndikuar te gjyqtarja për të lehtësuar dhe liruar nga burgu të fortët. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 2 vite e 8 muaj burg.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Emanuela Mallkuçi, e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg.

Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2 vite e 6 muaj burg nga të cilat do të kryejnë 1 vit e 8 muaj burg. Ata ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu.

Enkeleda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars të vitit të kaluar dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Ajo u arrestua nga Prokuroria e Posaçme SPAK në shkurt të vitit 2021 pas një operacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori