LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga burgu Rrahim Musliu, i arrestuar në Serbi shkaku i simbolit të flamurit kombëtar në veturë

Lirohet nga burgu Rrahim Musliu, i arrestuar në Serbi shkaku i simbolit të flamurit kombëtar në veturë

Është liruar pas 30 ditë qëndrimi në burg, Rrahim Musliu, shtetasi i Kosovës, i cili ishte arrestuar në Serbi gjatë kalimit transit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani.

Rrahim Musliu, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit transit nëpër Serbi duke u kthyer në Republikën Federale të Gjermanisë, pasi e kishte pasur në pjesën e përparme të veturës së tij shqiponjën e zezë dykrenare, simbolin e flamurit kombëtar.


Ai është liruar sot pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, më 26 maj 2023 i kishte shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa Prokuroria e Gjykatës së Lartë të Beogradit kishte ngritur akuzë për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare,’ të përcaktuar me Nenin 317, paragrafi 2, të Kodit Penal të Serbisë.

Ankesa e avokatit mbrojtës kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë të Beogradit për shqiptimin e masës së paraburgimit për 30 ditë është miratuar sot nga paneli i apelit i Gjykatës së Lartë të Beogradit, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori