LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga paraburgimi politikani serb Nikolla Sandulloviq

Lirohet nga paraburgimi politikani serb Nikolla Sandulloviq

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se Nikolla Sandulloviqështë liruar nga paraburgimi në Nish të Serbisë.


Ai përmes një postimi në rrjetin social X ka njoftuar se Sandulloviq është liruar pas “trysnisë së shtuar” nga vendet perëndimore, duke theksuar Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

Avokati i Sandulloviqit publikon raportin mjekësor, thotë se nga rrahja brutale nga ana e BIA-s politikanit i është thyer brinja e shtatë
Lexo po ashtu Avokati i Sandulloviqit publikon raportin mjekësor, thotë se nga rrahja brutale nga ana e BIA-s politikanit i është thyer brinja e shtatë

“Nikolla Sandulloviq sapo ka dalë nga burgu, për t’u mbrojtur ndaj akuzës se “vuri lule mbi varrin e një vajze shqiptare”, ka shkruar avokati i tij mbrojtës.

“Vendimi vjen vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Vendimi për arrestimin e tij ishte një vendim politik urrejtjeje”, ka shtuar Stojkoviq. /Telegrafi/