LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga arresti mjeku Ibrahim Hoti nga Podujeva

Lirohet nga arresti mjeku Ibrahim Hoti nga Podujeva

Është liruar të premten pasdite nga ndalimi policor mjeku Ibrahim Hoti, i cili ishte arrestuar të enjten, për shkak të mos dhënies së ndihmës mjekësore një pacienti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se mjeku Ibrahim Hoti, i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt.


Mjeku Ibrahim Hoti, i cili punon mjek specialist i pulmologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ishte arrestuar të enjten në mbrëmje, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku ai shihej duke refuzuar të ofronte kontrollin për një pacient, pasi i kishte mbaruar orarin e punës, transmeton Telegrafi.

Ndalohet për 48 orë doktori i cili dyshohet se nuk i dha ndihmë të moshuarit në Podujevë
Lexo po ashtu Ndalohet për 48 orë doktori i cili dyshohet se nuk i dha ndihmë të moshuarit në Podujevë

Të njëjtën ditë, Këshilli Drejtues i QKMF, kishte marrë vendim ta suspendojë përkohësisht pulmologun, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është arrestuar nga policia dhe i ishte caktuar ndalim policor prej 48 orësh.

Suspendohet nga puna doktori nga Podujeva që refuzoi pacientin e moshuar
Lexo po ashtu Suspendohet nga puna doktori nga Podujeva që refuzoi pacientin e moshuar

Por, mëngjesin e së premtes pulmologut Hoti i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë.

Pas ofrimit të ndihmës mjekësore, pulmologu Hoti, me vendim të prokurorit është liruar nga ndalimi policor.

Kundër arrestimit të pulmologut të premten ka protestuar stafi mjekësor i QKMF në Podujevë. /Telegrafi/    

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori