LAJMI I FUNDIT:

Lirohet aktivisti Rron Gjinovci

Lirohet aktivisti Rron Gjinovci

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, i cili u arrestua të enjten në protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se është liruar.

Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është koha të dëgjohen storiet e studenteve dhe aktivistëve.


“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar ai në Facebook.

Lëvizja Feministe Studentore së bashku me studentët aktivistë kanë protestuar sot përpara Rektoratit duke kërkuar shkarkimin e profesorit universitar Xhevat Krasniqi, i denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.

​Tensione në protestën para Rektoratit, arrestohet Rron Gjinovci
Lexo po ashtu ​Tensione në protestën para Rektoratit, arrestohet Rron Gjinovci

Derisa Këshilli i Etikës ka mbajtur mbledhje gjatë ditës për shqyrtimin e ngacmimit të studenteve të Fakultetit të Mjekësisë nga profesori Krasniqi, studentët në krye me Lëvizjen Feministe e kanë bllokuar derën e Rektoratit deri në marrjen e vendimit për përjashtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori