LAJMI I FUNDIT:

Lirohen nga paraburgimi tre të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Lirohen nga paraburgimi tre të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tre të mitur, të cilët dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur 11-vjeçare në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Antigona Uka – Lutfiu, zëdhënëse e Gjykatës Supreme të Kosovës.


“Gjykata Supreme, në rastin në fjalë, tre të miturve, ua ka ndërprerë masën e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e vendimit, bazuar në dispozitat e Kodit për të mitur, sipas të cilave, i mituri nuk mund të qëndrojë në paraburgim më shumë se 180 ditë”, ka thënë Uka-Lutfiu.

Vendimi për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj G.R., G.J. dhe Xh.S,. është marrë të mërkurën.

Fillimisht ishin arrestuar 5 persona në fund të gushtit nën dyshimin për dhunim të saj në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 40 vjet burg katër të akuzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në gusht të vitit 2022 në Prishtinë.

Mirëpo, Apeli kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke anuluar vendimin e Themelores dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori