LAJMI I FUNDIT:

Lirohen nga burgu dy gazetarët e Reuters

Lirohen nga burgu dy gazetarët e Reuters

Dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters janë liruar në Myanmar të cilët ishin burgosur për raportimin mbi krizën e komunitetit Rohingya.

Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29 u liruan pas një amnistie presidenciale. Ata kaluan më shumë se 500 ditë burg në periferi të Yangon.

Ata ishin dënuar me shtatë vet burg shtatorin e kaluar.


Dënimi me burg ndaj dy gazetarëve është parë si sulm ndaj lirisë së shtypit duke vënë në pikëpyetje demokracinë e Maynmarit.

Pas lirimit nga burgu,  Wa Lone u zotua  se do të vazhdojë raportimin dhe tha se ishte i emocionuar të kthehet në punë.

“Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar të shoh familjen time dhe kolegët e mi. Mezi pres të shkoj në redaksinë time”, tha ai për BBC.

Të dy gazetarët janë të martuar dhe kanë fëmijë, përcjell KosovaPress.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, janë qytetarë të Myanmarit që punonin për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

Ata kishin mbledhur prova për vrasjen e 10 burrave  të komunitetit Rohingya nga ushtria në fshatin Inn Din në Rakhinë e veriut në shtator të vitit 2017. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Evropa
Kalo në kategori