LAJMI I FUNDIT:

Liria shumë aktive, prezanton trajnerin turk Ali Gunes dhe tetë futbollistë

Liria shumë aktive, prezanton trajnerin turk Ali Gunes dhe tetë futbollistë

Liria gjatë ditës së sotme ka qenë mjaftë aktive, duke prezantuar fillimisht tetë lojtarë që do të bartin ngjyrat bardhezi dhe pastaj edhe trajnerin turk Ali Gunes.

Prizrenasit që janë në vendin e fundit në renditje kanë tubuar deri më tani 9 pikë dhe do të kenë punë të vështirë në luftën për mbijetesë.


Liria ka prezantuar emra të njohur që kanë bërë karrierë në Evropës si Valmir Berisha dhe Enis Gavazaj.

Po ashtu te Liria do të luajnë edhe Xhelal Terziqi, Arbër Basha, Roni Gashi, Fluturim Domi, Aldi Gjumsi dhe Steve Schmidhausle.

Krejt në fund është prezantuar edhe trajneri turk Ali Gunes që ka drejtuar klube të njohura si Gaziantep, Adan Dermirspor, Hatayspor e Alanyaspor.

“Me angazhimin e trajnerit  Gunes si dhe përforcimet e bëra, do të luftojmë shumë për të mbetemi në Superligë”,  ka thënë kryetari i klubit Valon Osmani.

Osmani ka thënë se brenda disa ditësh, priten edhe tre përforcime tjera që t’i bashkohen Lirisë.

Ndihmës i Gunes do të jetë Erdogan Brando. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori