Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Kush ka fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në çdo sezon nga 2009/10

Ylli argjentinas, Lionel Messi dhe ai portugez Cristiano Ronaldo janë gjendur shpeshherë si lojtarët më të mirë në çdo ndeshje ku ata janë paraqitur me ekipet e tyre respektive.
Me plot 12 trofe të Topit të Artë mes tyre, yjet e Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy nga futbollistët më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë të bukur, pra futbollin.
Dhe megjithëse ata tani janë duke u futur gjithnjë e më thellë në të tridhjetat e tyre, talenti i pafund i Messit dhe Ronaldos ende i siguron ata që t’i kalojnë rregullisht lojtarët mbi 10 vjet më të vegjël.
Ronaldo vs Messi
Megjithatë, siç pa dyshim që do ta dini mirë, dominimi i Messit dhe Ronaldos mbi bashkëmoshatarët e tyre gjatë 15 viteve të fundit do të thotë se ata krahasohen pothuajse në çdo garë mes vete.
Dhe ndërsa totali i tyre i golave, asistimeve dhe i trofeve shpeshherë është krahasuar, tani do të shihni se si qëndrojnë dy yjet botërore në rekordin e çmimeve të tyre “Lojtari i Ndeshjes” gjatë 13 sezoneve të fundit.
Përveç kësaj, tifozët në rrjetet sociale debatojnë rregullisht se cili nga Messi dhe Ronaldo është më i rëndësishëm për skuadrat e tyre, duke dhënë argumente të llojllojshme.
Çmimet “Lojtari i Ndeshjes”
Ka me siguri grupe mbështetësish që do të argumentonin se Messi është ndihmuar nga brezi i artë i Barcelonës në një masë më të madhe sesa Ronaldo nga shokët e tij të skuadrës së Real Madridit apo Juventusit.
Dhe me çmimet “Lojtari i Ndeshjes” që matin shpeshtësinë me të cilën çdo lojtar është ylli i ndeshjes, na jep një nivel të qartë se cili nga Ronaldo dhe Messi ka qenë më shpesh protagonisti kryesor, përcjell Telegrafi.
Mediumi GivemeSport, duke përdorur të dhënat e mbledhura nga kompania e specializuar e statistikave WhoScored.com, për paraqitjet në ligë dhe Ligën e Kampionëve, tani ka krahasuar totalin e çmimeve “Lojtari i Ndeshjes” mes dy yjeve për çdo sezon që nga sezoni 2009/10.
Natyrisht, ka matës dhe shpërndarës të ndryshëm të çmimeve “Lojtari i Ndeshjes”, por baza e sistemit të WhoScored në statistika do të thotë se është padyshim mënyra më e saktë për të krahasuar dy legjendat moderne të futbollit.
Pra, duke pasur parasysh këtë, do të ishte e vrazhdë të mos zbulonim krahasimin e çmimeve të Ronaldos dhe Messit gjatë 13 sezoneve të fundit.
Çmimet në secilin sezon nga 2009/10
Sezoni 2009/10
Lionel Messi 18-17 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2010/11
Lionel Messi 29-15 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2011/12
Lionel Messi 32-14 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2012/13
Lionel Messi 24-15 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2013/14
Lionel Messi 19-14 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2014/15
Lionel Messi 34-19 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2015/16
Cristiano Ronaldo 15-14 Lionel Messi
Sezoni 2016/17
Lionel Messi 18-7 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2017/18
Lionel Messi 28-11 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2018/19
Lionel Messi 24-12 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2019/20
Lionel Messi 26-12 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2020/21
Lionel Messi 24-9 Cristiano Ronaldo
Sezoni 2021/22
Cristiano Ronaldo 5-4 Lionel Messi
Rekord i jashtëzakonshëm i Messit karshi Ronaldos
Messi u shpall lojtari më i mirë në ndeshje më shumë herë se Ronaldo në sezonet 2009/10, 2010/11, 2011/12, 2012/13, 2013/14, 2014/15, 2016/17, 2017/18, 2018/19, 2019/20 dhe së fundmi 2020/21.
Në anën tjetër, ylli portugez e mposhti rivalin e tij të përjetshëm vetëm në sezonin 2015/16 me rezultat 15-14 dhe tani që ka bërë një fillim më të mirë të sezonit aktual me pesë çmime “Lojtari i Ndeshjes” në krahasim me katër të Messit.
Gjërat bëhen edhe më keq kur përpunohet totali i çmimeve “Lojtari i Ndeshjes”, me Messin që e ka fituar plot 294 herë në ligë dhe në Evropë që nga viti 2009, ndërsa Ronaldo ka fituar çmimin në 165 ndeshje.
Rekordi i përgjithshëm i çmimeve “Lojtari i Ndeshjes”
Rekordi në ligë
Rekordi në Ligën e Kampionëve
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame