Lionel Messi shfaq orën luksoze prej mbi 1 milion eurosh – ekzistojnë vetëm 12 të tilla në botë

Lionel Messi ka përmbyllur turneun e tij të parë në Indi, gjatë të cilit vizitoi katër qytete të mëdha dhe u kthye me përvoja të veçanta. Ndalesa e fundit e yllit argjentinas ishte Vantara, qendra e shpëtimit dhe ruajtjes së jetës së egër, e krijuar nga Anant Ambani.
Në fotografitë e publikuara nga kjo vizitë, Messi u pa duke mbajtur në dorë një orë jashtëzakonisht të rrallë dhe luksoze – Richard Mille RM 003-V2 GMT Tourbillon “Asia Edition”, e cila vlerësohet në mbi 1.1 milion dollarë.
Siç është zbuluar më pas, kjo orë ishte dhuratë nga Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur në Indi. Bëhet fjalë për një model ekskluziv, i prodhuar në seri tepër të kufizuar, me vetëm 12 copë në mbarë botën.

Ora dallohet për dizajnin unik, ku disku prej safiri i jep numrave të zinj një efekt ndriçues mbi sfondin e bardhë të fushës. Mekanizmi i saj garanton saktësi të jashtëzakonshme, duke minimizuar ndikimin e gravitetit në funksionimin e orës.
Ekskluziviteti i kësaj ore theksohet edhe nga lista e pronarëve të saj elitarë. Mes tyre janë Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, piloti i Formula 1 Mick Schumacher, si dhe ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt. Tashmë, edhe Lionel Messi është bërë pjesë e këtij rrethi tepër të kufizuar.
Me këtë dhuratë unike, legjenda e futbollit jo vetëm që ka përjetuar një vizitë të veçantë në Indi, por ka shtuar edhe një tjetër simbol luksi dhe ekskluziviteti në koleksionin e tij personal. /Telegrafi/























































