Lionel Messi e fiton Topi e Artë, por Mateo dhe Thiago Messi dhurojnë spektakël në sallë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierën e tij.
Sidoqoftë, ai ishte i shoqëruar në këtë mbrëmje me gruan e tij, Antonella Roccuzzon dhe fëmijët Mateo dhe Thiago, të cilët e kanë vjedhur shfaqjen me reagimet e tyre të bukura, kur babai i tyre triumfoi.
Lionel Messi e ka fituar për herë të gjashtë, ndërsa çmimi iu dorëzua nga Fituesi i Topit të Artë të vitit 2018, Luka Modric.
Edhe pse Messi ishte padyshim krenar që e fitoi një tjetër Top të Artë, ishin fëmijët e tij që reaguan si tifozët më të mëdhenj në botë, kur ai e mori çmimin.
Mateo dhe Thiago Messi e shoqëruan babin e tyre, Lionelin si dhe nënën e tyre, Antonella Roccuzzo në këtë mbrëmje.
https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1201600401667186692
Virgil Van Dijk doli i dyti, ndërsa Cristiano Ronaldo i treti. /Telegrafi/




















































