Lindsay Lohan nuk e ka harruar kurrë këshillën që Jamie Lee Curtis ia dha mbi 20 vjet më parë gjatë xhirimeve të filmit “Freaky Friday”.

“Ajo më tha: ‘Si paraqitesh në xhirime ndikon te i gjithë ekipi. Ti kontrollon energjinë që qarkullon në set, ndaj gjithmonë sill versionin tënd më të mirë’,” – tregoi ekskluzivisht aktorja 39-vjeçare për Page Six, gjatë një shfaqjeje speciale të filmit “Freakier Friday” të hënën në mbrëmje.


Dy aktoret kanë luajtur në filmin ikonik të vitit 2008, i cili u xhirua kur Lohan ishte ende adoleshente.

Vazhdimi i shumëpritur i filmit, që do të dalë në kinema më 8 gusht, i vendos sërish në një situatë ku trupat ndërrohen, por kësaj here me një ndryshim.

Ylli i “Mean Girls” pranoi se rikthimi për të xhiruar vazhdimin pas kaq shumë kohësh ishte një përvojë emocionale.

“Për mua ishte një moment që mbylli rrethin,” – shpjegoi ajo, – “dhe ishte një ditë vërtet emocionuese kur u bashkuam të gjithë për herë të parë.”

Lohan është nënë në jetën reale. Ajo ka një djalë dyvjeçar të quajtur Luai, me bashkëshortin e saj Bader Shammas, me të cilin u martua në vitin 2022. /Telegrafi/