LAJMI I FUNDIT:

Linda – kompleksi që definon kualitetin e jetesës

Linda – kompleksi që definon kualitetin e jetesës

Kompleksi Linda, ndërtuar nga kompania e ndërtimit Al Trade, paraqet një lagje të veçantë në Fushë Kosovë. Me përkushtimin ndaj detajeve dhe veçorive funksionale të cilat nuk gjenden kudo, Linda po bëhet një vend i preferuar për shumë familje. 

Një nga avantazhet kryesore të kompleksit Linda është pozicionimi i tij i përshtatshëm, larg zhurmave dhe me qasje të lehtë. Kjo lagje po bëhet një qendër jetese tërheqëse për shumë banorë. Duke ofruar komoditetin dhe ambientin e duhur, Linda synon të mbushë nevojat e të gjithë familjeve që do të zgjedhin ta bëjnë këtë vend shtëpinë e tyre. 

Planifikuar deri në detajet më të vogla, kompleksi Linda shquhet për veçoritë e tij të theksuara. Al Trade ka investuar në secilën hapësirë të kompleksit për të siguruar një përvojë më të mirë për banorët.  

Përveç qasjes së lehtë në magjistralet që lidhen me Pejën dhe Ferizajn, kompleksi Linda ofron edhe një infrastrukturë të shkëlqyeshme. Banesat janë të pajisura me termoizolim, mure dy-shtresore dhe izolim akustik, për të garantuar një ambient të përshtatshëm për banorët. Kjo përfshin xhama termoizoluese dhe dyer të blinduara, sistem të ngrohjes qendrore, ashensorë dhe sisteme të sigurisë kundër zjarrit.  

Brenda kompleksit gjendet një sasi e mjaftueshme hapësirash të gjelbëruara dhe zona lojërash për fëmijë, që shërbejnë si vend ideale për përfundimin e pasdites dhe fundjavat me familjen.  

Kompleksi Linda ka arritur të krijojë një ambient të veçantë, duke përfshirë një kombinim të mirë të detajeve të dizajnit, përdorimit të materialeve të cilat rezistojnë në kohë dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme për banorët.  

Nëse kërkon një vend ku të gjesh rehatinë, qetësinë dhe përparësitë e një lagjeje të modernizuar, atëherë zgjedhja duhet të jetë Kompleksi Linda.  

Bëhu edhe ti pjesë e kësaj familje të lumtur dhe shijoni këtë përvojë të jashtëzakonshme të banimit. 

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Al Trade Center

E-mail: info@altradecenter.com

Nr.tel: 00800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777/ 043 989 111