LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Të hetohet secila masakër që ka ndodhur në Kosovë

Limaj: Të hetohet secila masakër që ka ndodhur në Kosovë

Në 20 vjetorin e rënies, përmes një akademie përkujtimore janë përkujtuar martirët e masakrës së fshatit Burim të Malishevës, ku u vu edhe gurthemeli i kompleksit memorial të masakrës në këtë fshat.

Me këtë rast, drejtësi për masakrat e kryera nga paramilitarët serbë, kërkoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili tha se institucionet e Kosovës janë para një sprove të madhe.

Ai tha se duhet të hetohet e të ndjekan kryerësit e të gjitha masakrave anë e kënd Kosovës.

Duke folur për masakrën e Burimit, Limaj tha se sot e 20 vite më parë, populli i Kosovës kishte ballafaqimin përfundimtar me forcat serbe. Ai tha se duke ruajtur kujtimin për të kaluarën, ndërtohet e ardhmja, teksa shtoi se u mbetet djemve e vajzave të reja që të ujitin lirinë e fituar me kaq shumë mund.

Limaj u shpreh se Lapusha, historikisht, ka ditur në momentet më të rëndësishme të kombit të rreshtohet drejt dhe asnjëherë të mos humbë hapin drejt lëvizjeve kombëtare për lirinë e popullit tonë.

“Ky monument sot tregon para së gjithash se ne kujtojmë dhe nderojmë të kaluarën tonë. Ky monument më tepër na duhet neve të gjallëve sesa atyre të cilët kanë flijuar jetën, sepse përmes saj, ne kujtojmë sa e shtrenjtë ka qenë liria e Kosovës të cilën e gëzojmë… Sot e 20 vite, janë qindra masakra anë e kënd Kosovës të cilat as nuk janë hetuar e le më të akuzohet dikush. Është edhe një thirrje për institucionet e drejtësisë të vendit, të cilat janë para një provimi dhe sprove të madhe. Duhet të hetohet secila masakër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës, duhet të hetohet deri në fund, dhe të përgatiten dosjet për secilën vrasje civile që ka ndodhur në Republikën e Kosovës dhe, ato të shërbejnë për të ndjekur kryerësit e këtyre krimeve anë e kënd Kosovës, edhe në Burim. Vetëm atëherë, liria jonë ka kuptim”, tha Limaj, raporton KP.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e quajti marsin muaj loti dhe gjaku.

Ai tha se paramilitarët serbë vranë e masakruan në mënyrën më mizore njerëz të pafajshëm, gra, fëmijë e pleq.

Por siç tha ai, vrasjet nuk e mundin popullin shqiptar.

Ai tha se është gjaku i dëshmorëve që ujit tokën e lirisë që sot Kosova gëzon.

“Jemi sot këtu për të përkujtuar ngjarjen më të rëndë në Malishevë gjatë luftës. Sot 20 vite më parë, pikërisht në këtë vend, u vranë e u masakruan dhjetëra civil, të pafajshëm. Pikërisht në këtë vend, njësitë paramilitare çetnike në shenjë të hakmarrjes vranë civil të pafajshëm, gjithsej 34 persona, si dhe 8 të tjerë nga këto dy fshatra, duke e çuar numrin e të vrarëve në 42 persona”, u shpreh ai.

Rrahim Morina, kryesues i kuvendit komunal të Malishevës, u shpreh se pika më e lartë e luftës u shënua pas 24 marsit.

“Ne si institucione lokale dhe si familjarë, kërkojmë nga organet e drejtësisë që të merren seriozisht me zbardhjen e kësaj masakre dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar. Populli jonë ka vuajtur shumë gjatë nga armiqtë tanë. Prandaj, ne të gjithë e kemi obligim moral dhe institucional, që të ndërtojmë dhe zhvillojmë vendin tonë, duke krijuar mirëqenie për të gjithë qytetarët e Malishevës. Këtë para së gjithash, ua kemi borxh atyre që po i përkujtojmë”, u shpreh ai.

Në emër të familjeve, Adem Morina, përgëzoi për gurthemelin, duke thënë se është më i vlefshëm se 1 mijë fjalë.

“Dhashtë Zoti, edhe zëvendëskryeministër e sensibilizojmë më shumë këtë masakër, sepse ne familjarët ende nuk e kemi dëgju as nga goja e presidentit, as kryeparlamentarit, as kryeministrit masakrën e Burimit”, tha ai.

Pas akademisë përkujtimore, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, kryetari i komunës së Malishevës, Begaj dhe qytetarë të shumtë bënë homazhe pranë varreve të martirëve në Dragobil./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori