LAJMI I FUNDIT:

Limaj: S’ka demarkim të kufirit me Serbinë pa e njohur dy shtetet njëra-tjetrën

Limaj: S’ka demarkim të kufirit me Serbinë pa e njohur dy shtetet njëra-tjetrën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me, Fatmir Limaj, ka folur për miratimin e platformës nga ana e Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë.

Limaj ka bërë me dije se Delegacioni gjatë hartimit të kësaj platformë ka konsultuar ekspertë vendor e ndërkombëtarë.


Kjo platformë, sipas, Limajt tanimë është dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës dhe ka marrë mbështetjen e krerëve të institucioneve.

“Presim duke respektuar procedurat parlamentare platforma të jetë në seancë plenare. Aty deputetët do të kenë mundësi që të japin kontributet e tyre. Miratimi i kësaj platforme nga Kuvendi i Kosovës do të thotë se Kosova përfundimisht ka një zë dhe një qëndrim zyrtar në dialogun e mundshëm më Serbinë, gjë që i ka munguar deri me tani Kosovës”, ka thënë Limaj në emisionin “Click”.

Më tutje, Limaj ka thënë se Delegacioni Shtetëror e ka për obligim të raportoj në Komision parlamentar dhe seancë sa herë që deputetët i ftojnë.

Limaj ka thënë se dokument i hartuar  garanton transparencë. Ai ka thënë se  për t’u jetësuar marrëveshja eventuale me Serbinë janë paraparë dy instrumente.

“Referendumin dhe votimin në Kuvend. Nuk ka mundësi që kjo të mos kaloj në këto procedura. Një marrëveshje e dëmshme nuk do të votohej as nga qytetarët e as nga deputetët”, ka shtuar Limaj.

Platforma thotë Limaj se është rikonfirmim i një pozicioni politik negociues të Kosovës. Nëse platforma miratohet në Kuvend, Limaj thotë se Kosova e ka një zë dhe kushdo që flet jashtë kësaj platformë nuk flet në emër të Kosovës.

“Për herë të parë Kosova po merr një pozicion të qartë e negociues. Ne e kemi ndërtuar një dokument politik i cili riafirmon bazën juridike dhe vullnetin tonë politikë e negociues të Kosovës. Nevoja për platformë është paraparë që nga viti 2011”, ka theksuar Limaj.

Sa i përket demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, Limaj ka thënë se nuk mund të ketë demarkim pa e njohur Serbia Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori