LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Platforma është finalizuar, s’do të ketë forcë politike në Kosovë që nuk do ta mbështesë

Limaj: Platforma është finalizuar, s’do të ketë forcë politike në Kosovë që nuk do ta mbështesë

Kryesuesi i Ekipit negociator, Fatmir Limaj pas takimit që ka zhvilluar me krerët e shtetit tha se draft platforma është finalizuar dhe pritet që në orën 15:00 të votohet formalisht nga delegacioni shtetërorë.

Limaj në një prononcim për media tha po ashtu se pas votimit formal, kjo draft platformë do të dërgohet të premten në Parlamentin e Kosovës.

“Përfundimisht platforma ka marr formën e vet finale. Sot kemi pasur takimin me tre krerët e shtetit kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e parlamentit dhe mund të ju them që të tre krerët e shtetit e kanë mbështetur këtë draft të platformës e hartuar nga delegacioni shtetërorë. Në orën 15:00 e kemi votimin formal nga delegacioni shtetërorë dhe do ua dërgojmë në parlament. Kështu që mund të them që platforma përfundimisht ka marr mbështetjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve, koalicionit qeverisës por edhe delegacionit shtetërorë. Kanë qenë dy-tri sugjerime shumë të rëndësishme të cilat do t’i inkorporojmë, por në tërësi është mbështetur teksti të cilin e kemi dërguar dje. Nesër do ta dërgojmë në parlamentin e Kosovës”, ka thënë  Limaj.

Sipas tij, Kosova përfundimisht po e ndërton qëndrimin dhe pozicionin e vet zyrtarë në dialogun e ardhshëm për njohje me Serbinë.

Limaj theksoi se kjo draft platformë do të marr dritën e gjelbër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Platforma paraqet unifikimin e qëndrimeve dhe delegacionit shtetëror në raport me pozicionin e Kosovës për bisedime me Serbinë. Kemi një pozicion zyrtarë të delegacionit të Kosovës në raport me Serbinë. Edhe parlamenti do të jap dritën e gjelbër. S’do të ketë forcë politike në Kosovë që nuk do ta mbështes këtë platformë pasi është në përputhmëni të plotë me interesat dhe kërkesat e Kosovës”, tha ndër të tjera, Fatmir Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori