LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Platforma e dialogut nesër dorëzohet te liderët e shtetit, pastaj shkon në Kuvend

Limaj: Platforma e dialogut nesër dorëzohet te liderët e shtetit, pastaj shkon në Kuvend

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se platforma e dialogut me Serbinë tashmë është në finalizim.

Pas takimit të Ekipit negociator, Limaj ka thënë se kjo platform nesër do t’iu dorëzohet liderëve të shtetit, për të dhënë komentet e tyre.


Ai ka bërë të ditur se platforma pastaj pasnesër do të shkojë në Parlamentin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kemi punuar disa orë, në detaje. Dhe nga puna e sotit, kemi ardhur në përfundim që nesër do t’ia dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit, nëse kanë ndonjë koment rreth tekstit. Dhe pasnesër delegacioni i Kosovës do ta miratojë platformën dhe do ta dërgojë në Kuvend. Këto janë rezultatet që kemi marrë sonte”, ka thënë Limaj para gazetarëve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Kuvendi do ta jap përgjigjen finale për këtë platformë.

Limaj bëri të ditur se e njëjta do t’iu dorëzohet edhe dy partive opozitare, duke aluduar në LDK-në dhe VV-në.

“Në Kuvend do të merret vendimi final. Në fund delegacioni shqyrton vërejtjet nga krerët e shtetit, pastaj e voton draft platformën dhe nga ai moment dërgohet në Parlament. Ne do t’ia dërgojmë edhe dy partive opozitare draft-platformën finale”, ka deklaruar  Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori