LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Mendoj se PDK-së i takon posti i presidentit nëse futet në koalicion

Limaj: Mendoj se PDK-së i takon posti i presidentit nëse futet në koalicion

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ky koalicion nuk i ka votat për zgjedhjen e presidentit.


Ai ka thënë se nëse PDK do ta pretendonte pozitën e presidentit do të ishte legjitime.

“Ky koalicion ka nevojë të bashkëbisedojë edhe me të tjerët për zgjedhjen e presidentit. Pa bisedime asnjë forcë politike nuk mund ta zgjedh presidentin…Unë mendoj se PDK-së duhej t’i jepej posti i presidentit. Pse jo. Ajo do të ishte forca e dytë e koalicionit dhe është e drejt legjitime e saj ta kërkojë këtë pozitë”, tha Limaj, përcjell Telegrafi.

Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë
Lexo po ashtu Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

Limaj megjithatë nuk ka dashur të komentojë nëse do të mbështeste një kandidaturë si ajo e Vlora Çitakut.

“Është punë e PDK-së. Derisa ata nuk kanë ndonjë kandidaturë zyrtare nuk më takon të komentojë. Ende jemi larg procesit. Së pari nuk e dimë nëse PDK do të futet në qeveri apo jo”.

I pari i Nismës nuk është dakord me mënyrën se si e ka shpallur kandidaturën për president Ramush Haradinaj.

“Ky proces së pari kërkon një diskutim. Ne të gjithë kemi ambicie dhe kandidatura të mundshme për president. Nëse nuk arrihet të gjendet një formulë e rikonfigurimit atëherë shkohet në zgjedhje”.

Limaj thotë se nëse shkohet në zgjedhje nuk do të ketë zgjidhje të krizës politike.

“Situata do të jetë pak a shumë e njëjtë siç është tani. Duhet të lëvizim nga pozitat partiake në të mirën e vendit”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/