eksperti-banner

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

Sipas Limajt, kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.


Postimi i plotë i Limajt:"Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë! Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës! Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin. Gëzuar!", ka shkruar Limaj. /Telegrafi/