LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ka sinjale pozitive nga Mali i Zi për çështjen e demarkacionit (Video)

Limaj: Ka sinjale pozitive nga Mali i Zi për çështjen e demarkacionit (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se ka sinjale pozitive nga përfaqësuesit e Malit të Zi, për të gjetur një rrugë për zgjidhjen e problemit të Kosovës me këtë shtet, për çështjen e demarkacionit.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka thënë se ka sinjalë që të punojnë në variantin që ai e ka propozuar, në mënyrë që të arrihet te një zgjidhje.


“Ne jemi të hapur të flasim për të gjitha temat me Malin e Zi. Këtu dallojmë nga e kaluara, sepse jemi shumë konkret më miqtë tanë. Duhet të jemi të hapur e të sinqertë për temat që na interesojnë. Kemi pasur një takim të tillë edhe me presidentin slloven, ku kemi folur hapur dhe në mënyrë të sinqertë”, ka shtuar Limaj. /Telegrafi/