LAJMI I FUNDIT:

Limaj e Bekim Jashari në Turqi për kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Limaj e Bekim Jashari në Turqi për kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe Bekim Jashari e Bislim Zogaj anëtarë të këtij komisioni, kanë vizituar kompleksin memorial në Çanakkala të Turqisë.

Limaj ka thënë se qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë.


“Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, bashkë më anëtarë tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, vizituam kompleksin memorial në Çanakkala. Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë. Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, do të punojë me dinamikë të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari'”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai ka shkruar se nuk ka trashëgimi më historike se sa kompleksi memorial në Prekaz.

“Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori