LAJMI I FUNDIT:

Limaj: 2 Korriku shënon kthesën e madhe për liri

Limaj: 2 Korriku shënon kthesën e madhe për liri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka kujtuar 2 Korrikun e vitit 1990 kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990, sipas Limajt, shënon kthesën e madhe në përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi.


“Dy korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Limajt.

Më tutje, Limaj shkruan se sot kujtohet me respekt vepra dhe sakrificën e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës të cilët në rrethana të jashtëzakonshme legjitimuan vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri e pavarësi.