Lila Moss duket mahnitëse me bikini me print leopardi gjatë pushimeve në Formentera, ku po kalon kohë me nënën e saj, Kate Moss.

Modelja 22-vjeçare nuk la pa u vënë re edhe flasteri në pjesën e pasme të trupit, që mbulonte monitorin e saj të glukozës për diabetin e tipit 1, një pajisje që ajo mban vazhdimisht për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.


Gjatë ditëve në plazh, Lila u shfaq e relaksuar dhe natyrale, ndërsa Kate, 51 vjeçe, tregoi figurën e saj të tonifikuar me bikini të thjeshta dhe syze dielli elegante, shkruan DailyMail.

Lila ka folur më parë hapur për sfidat me diabetin dhe për rëndësinë e përdorimit të monitorit, duke treguar edhe një qasje pozitive ndaj gjendjes së saj.

Së fundmi, modelja ishte protagoniste e një fushate për kukullën e parë Barbie me diabet tip 1, duke sjellë më shumë ndërgjegjësim dhe përfaqësim për personat me këtë sëmundje.

Ndërkohë, Kate vazhdon të kujdeset për shëndetin dhe pamjen e saj me metoda natyrale, duke lënë pas zakonet e këqija të të kaluarës. /Telegrafi/