eksperti ad

Kampionati francez Ligue 1 nuk do të zhvillojë këtë fundjavë ndeshje.

Ka qenë federata e futbollit të Francës që ka konfirmuar se Ligue 1, Ligue 2 dhe Ligue 3 është suspenduar për një afat të papërcaktuar.


“Pas njoftimi të presidentit të Francës në lidhje me krizën shëndetësore Covid-19, bordi i LFP merr vendim që të pezullojë menjëherë kampionatit Ligue 1, Ligue 2 dhe Ligue 3 deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftimin nga Federata e Futbollit francez.

Përderisa në Francë janë anuluar të gjitha ndeshjet, në Bundesliga do të ketë futboll këtë fundjavë.

Kampionati gjerman do të luaj, por pa praninë e tifozëve.

Edhe federata e futbollit të Gjermanisë ka marrë vendim që nga data 17 mars t’i pezullojë të gjitha aktivitetet futbollistike deri në një njoftim të radhës.

NINTCHDBPICT000565092745 e1584000579181 scaled

Fatmirësisht deri më tani asnjë nga futbollistët e kampionatit elitar francez dhe gjerman nuk janë infektuar nga Covid-19.

E rasti i parë në Gjermani ishte futbollisti i Hannover 96, Timo Hubers që ka rezultuar pozitiv. /Telegrafi/

telegrafi sport app