LAJMI I FUNDIT:

Me ligjin e ri në Teksas, të gjithë personat mbi 21 vjet mund të bartin armë në publik pa pasur nevojë për leje apo trajnim

Me ligjin e ri në Teksas, të gjithë personat mbi 21 vjet mund të bartin armë në publik pa pasur nevojë për leje apo trajnim

Ligji i ri për bartjen e armëve në Teksas që ka hyrë në fuqi, i mundëson qytetarëve të këtij shteti amerikan të bartin armë në publik pa pasur nevojë për ndonjë leje apo trajnim për to.

Ky ligj kontrovers që thirret në Kushtetutë që ua garanton amerikanëve të drejtën që të mbrohen, është më i riu në vazhdën e shumë tjerëve që deputetët e kanë votuar, derisa numri i të shtënave në tërë Teksasin po zgjerohet, transmeton Telegrafi.


Vetëm këtë vit, në Teksas numri i rasteve me të shtëna është rritur për 14 për qind, përkatësisht në rreth 3.200 incidente më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar.

“Të lejosh pothuajse çdokënd të bart revole në publik, pa ndonjë pyetje, masa mbrojtëse apo trajnim, është vërtet e rrezikshme”, ka thënë për CNN, Andrew Karowski, ekspert i sigurisë.

E pavarësisht kundërshtimeve, guvernatori i Teksasit, Greg Abott, ka nënshkruar ligjin ku parashihet që çdo qytetar mbi 21 vjet mund të bartë armë pa ndonjë trajnim apo leje për të.

Por është policia e Teksasit që po e kundërshton fuqishëm këtë ligj, duke theksuar se kjo do t’ua vështirësojë punën.

“Nuk po kërkojmë shumë, thjesht duam të trajnohen të paktën dhe të dinë t’i përdorin si duhet”, ka thënë shefi i policisë në Dallas, Dug Griffit, njëherit kryetar i sindikatës së policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori